Prinderit e nxenesve te klases se dyte te shkolles fillore ne Tuz protestojne – Kerkojne mesuesen e vjeter
Prinderit e nxenesve te klases se dyte te shkolles fillore ne Tuz kane vendos qe femit e tyre te mos vijojne oret e mesimit derisa te mos kthehet mesuesja e tyre Edina Fetiq.
Sic kishin njoftuar “vijesti” prinderit ishin te revoltuar pasi drejtori i shkolles vendosi qe ne vend te mesueses qe ju kishte dhene mesim vitin e kaluar, mbas konkursit te shpallur, vendin e punes e fitoi mesuesja tjeter Izedina Axhoviq e cila i plotesonte kushtet perkundrazi mesueses tjeter.
Haris Ramoviq, femiju i te cilit eshte nxenes ne klasen e dyte thot se prinderit disa dite me pare paten nje takim me drejtorin e shkolles per ta zgjedhur kete problem por pa sukses. Ramoviq thot se “ne nuk kemi asgje kunder mesueses se re, por femite tone jan adaptuar me mesuesen e vjeter dhe te gjithe ishim te kenaqur me punen e saj. Edhe drejtori ishte i kenaqur me punen e saj dhe i kishte premtuar se kur te diplomoj, do te pranohet si mesuese e rregullt me kontrate afatgjate”. Ai ne mes tjerash shton, arsyeja pse mesuesja Fetiq u largua nga shkolla eshte sepse ajo ishte e vetmja mesuese e kombesise boshnjake.
Nje prinder tjeter Sadika Shkrijel thot se ata ishin jashtzakonisht te kenaqur me mesuesen e vjeter dhe dyshon ne aftesite e mesueses se re pasi qe ajo nuk ka eksperience dhe se fakultetin e kishte kryer ne gjuhen shqipe e do te hasin ne pengesa pasi keta nxenes vijojne mesimin ne gjuhen malazeze. Drejtori para nje jave na tha se ky eshte vendim final dhe nese nuk pajtoheni me te, ka shkolla tjera ku mund ti dergojme femit tone per mesim – ne mes tjerash tha Shkrijeli.
Prinderit paralajmeruan se ata do te protestojne para shkolles ne Tuz dhe do te vazhdojne me protesta para qeverise ne Podgorice.
Drejtori i shkolles Pero Ivezaj per gazeten vijesti sqaroi se mesuesja Axhoviq u pranua sipas ligjit, mbas hapjes se konkursit ne te cilin ishte kandidati me i mire.
Ai gjithashtu kishte thene se mesuesja Fetiq nuk e posedon diplomen e mesuesise por vetem vertetim se kishte perfunduar fakultetin dhe ne kohen kur u pranua ajo ne pune ishte i vetmi kandidat i lajmeruar dhe se ishte e punesuar perkosisht; me kontrate deri ne qerrshor 2008.
Asnjehere nuk kam pyetur asnje nga mesuesit e shkolles se ciles kombesi i perkasin dhe as nuk do i pyes, pasi ajo eshte gje personale e tyre. Axhoviq e njeh shume mire gjuhen malazeze prandaj jan te pabaza thenjet e prinderve se do te hasin ne pengesa gjat mesimdhenjes ,thot Ivezaj.