Shqiptaro amerikanët edhe për Barack Obaman
NEW YORK CITY : Shqiptaro-amerikanët festuan zgjedhjen e kandidatit demokrat Barack Obama për president të SHBA-ve.Në shtabet zgjedhore të demokratëve mbrëmë kanë qenë të pranishëm qindra shqiptarë të komunitetit shqiptaro-amerikan duke festuar zgjedhjen e presidentit të tyre të preferuar, demokratit Barack Obama. Kryesisht të rinjë shqiptaro-amerikan i kanë dhënë mbështetje të madhe duke derdhur edhe fonde simbolike në adresë të Obamës.
Ata ishin pjesë e tinejxherëve(teenager) amerikan të racës së bardhë, të cilët duke menduar edhe në ndonjërast krejt ndryshe nga prindërit e tyre ndihmuan me nga 100 dollarë dhe ndosha edhe më shumë fushatën e kandidatit me ngjyrë Barack Obama. Por, edhe votuan dje për presidentin afrikano amerikan Barack Obama dhe i gëzuan votës së tyre se ajo nuk shkoi “dëmë”., por shkoi në Shtëpinë e Bardhë.
Shqiptaro amerikanët kanë ditur dha janë treguar të zgjuar deri tani, në çdo fushat për president. Ata sikur t’i ketë mësuar dikush dhe dinë si të ndahen gjithmonë, sipas grupimeve të tyre në të dy kampet politike. Shqiptarët e Amerikës mbështesin , përkrahin e kontribojnë jo vetëm në fushta,presidenciale, por edhe në aktivitete e veprimtari me karater lobimi, si Demokratët, ashtu edhe Republikanët. Ata kanë dhënë fonde të mëdha për kandidaten për president brenda radhëve të demokratëve Hillary Klinton, kanë dhenë edhe për republikanin John McCain.
Por ka pasur simpatizant të Obamës që kanë marrë pjesë edhe në një fushatë zgjedhore fondmbledhëse në Nju Jork. Kjo ka ndodhur pasi ndonjëri prej tyre mendohet se e ka ndjekur programin e tij me kujdes, duke u shndërruar në simpatizant të Obamës dhe mbështetës e përkrahës i tij, megjithse asnjeri prej tyre nuk ia harron kurr çifitit Clinton atë çka ata bënë e bëjnë për Kosovën.
Për çdo shqiptaro – amerikanë është e qartë zëvendëspresidenti Joe Biden, mik i madh i shqiptarve në Amerikë, se familja Clinton, Hillari dhe presidenti Clinton, të cilët kanë eksperiencë dhe gëzojnë imazhin se luftojnë për të drejtat e njeriut dhe se kanë mbështetur fuqimisht çështjen shqiptare në Amerikës, sidomos e angazhuar maksimalisht për luftën në Kosovë, çlirimin e saj dhe deri tek pavarësia.
Por, edhe një sërë figurash të tjera nga partia demokrate amerikane, të cilat njihen mirë dhe janë dëshmuar si miq të mëdhenjë të shqiptarëve në Amerikë, si Medelin Ollbrait,ish sekretari e shtetit në administratën Clinton, arkitekti i Dejtonit, dhe njeriu që i dha fund luftës në Bosnjë, diplomati i fortë Riçard Hollbruk, Gjenerali në pension Weseli Clark , ish- komandanti i përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Frank Vizner, ish negociatori që udhëhoqi bisedimet e palës amerikane për bisedimet për pavarësinë e Kosovës, bënë shqiptarët e Amerikës, konkretisht disa prej tyre të bëhen simpatizantët e Barack Obamas, të besojnë tek aftësitë e tij për t´u integruar me të gjitha komunitet.
Kjo ka qënë edhe arsyeja që vazhdimisht gjatë kësaj fushate por edhe dje në zgjedhje të kishte edhe grupe shqiptarësh nga ata që menduan dhe votuan për kandidatin me ngjyrë afrikano amerikanin Barack Obama ish senatorin e Illinoisit.
“Barak Obama është kandidat i vizionit të freskët në politikë, njeri i revolucionit moral dhe logjik në zgjedhjen e problemeve sociale që rëndojnë botën sot, me një peshë depresive. Duke filluar me rindërtimin e kredibilitetit amerikan e deri te reduktimi i burokracisë në Washington” thonë disa nga votuesit e përkrahësit shqiptarë të presidentit të 44-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Megjithëse është më se e vërtetë dhe nuk ka ndryshuar aspak mbështetja për heroin e luftës së Vietnamit, njeriut të karakterit të fortë, senatorit të Arizonës John McCain, si një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Capitoll Hill.
Bleron Baraliu shqiptar i Amerikës, i cili ka lindur në Kosovë, një prej ekspertëve me origjinë shqiptare që drejton një prej grupeve më të fuqishme financiare në botë “Zais Grup”, është fitues i çmimit “30 Under 30” që u jepet talenteve të reja më në zë në bursën ndërkombëtare të Nju Jorkut.
Ai udhëheq sot në “Grupin Zais” qarkullimin e rreth 4 miliardë dollarëve në ditë, në forma të ndryshme instrumentesh financiare, është ndoshta ndër të parët dhe i vetmi shqiptar i Amerikës, deri tani që të paktën ka biseduar rastësisht dhe ka pozuar me Presidentin e 44-të SHBA-së, presidentin e parë historik afrikano – amerikanin Barack Obama.
Bleron Baraliu citohet të ketë thënë se “çështjes shqiptare, nga ndonjeri nuk kamë aspak dyshim se një intelektual i cilësisë së Obamës, do të mbështesë një prespektivë të ngashme si Presidentët e tjerë në lidhje me çshtjet shqiptare. Në fakt, me Obamën synimi do të ishte një përkrahje më konkrete se që është dëshmuar nga kandidatët e mësipërm, për të ndërtuar një realacion të vërtetët Amerikano – Shqiptar, si në fushën ekonomike ashtu dhe në atë politike” mendon Bleron Baraliu një prej ekspertëve me origjinë shqiptare të Wall Street-tit.
Speciale BEQIR SINA, New York