Këto ditë në metropolin e botës, Nju Jork u promovua qendra dhe paketa më e re mediale, e pagëzuar me emrin “Albania Media Center”
NEW YORK CITY : Qendër e re mediatike, kjo me bazë në Gjenevë dhe Cyrih. Promovuesit e kësaj qendre jo rastësisht në këtë kohë kur sapo Amerika, i kaloi zgjedhjet presidenciale, dhe zgjodhi presidentin e ri erdhën në Nju Jork, ku vepron media më në zë në botë, për të promovuar dhe për të parë realisht punën madhe që e bëjnë mediat amerikane.
Qëllimi i këtij promovimi në Nju Jork duket se ka qenë për të treguar në të gjithë medien shqiptare se ka ardhur koha që media në gjuhën shqipe në diasporë, duhet të ketë më riorganizim më të mirë medial, në të gjitha format e bashkëpunimit.
Një rëndësi të veçantë Albanian Media Center, duket se kërkon t’i jap qysh në hapat e para të promovimit të saj në Nju Jork dhe të përqëndrohet tek reforma mediatike amerikane.
Që duke filluar prej nga “ditëlindja” e saj Albanian Media Center, me anë të zgjerimit të informimit në çdo cep të botës, të lidhet me gazetarët e saj duke i dhënë me anë të lajmit, të shpejt, në kohë, drejpërsëdrejti, korrekt e profesional – hapesirë edhe gazetarëve të rinjë kudo që Albanian Media Center do të akreditojë në metropolet e botës, si në Nju Jork, Uashington, Paris, Londër, Romë, Cyrih, Gjenevë, Shkup, Prishtinë e Tiranë, e kështu me radhë.
Albania Media Center merrë përsipër të mbrojë të drejtën e gazetarave të saj dhe t’u dalë në mbrojtje sa të jetë mundur kolegëve të saj shqiptar kudo ku ata punojnë. Albania Media Center do të organizojë takime të ndryshme e debate dhe do t’ju jep mundësi më shumë gazetarëve për bashkëpunim kundrejt një shpërblimi, sipas kontratave.
Drejtuesit e saj janë shumë optimist dhe mendojnë të japin prova që punët e kësaj qendre mediale të konkretizohen dhe të shihen shumë shpejt.
Pra, inicues të kësaj qendre janë gazetarët me përvojë të gjatë profesionale në fushën e gazetarisë, Llukman Halili, Dashnim Hebibi si dhe Naser Pajaziti.
Të ashtuquajturin promovim Albania Media Center në Nju Jork, bartësit e projektit Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi e zhvilluan në lokalin e njohur “Myriad Restaurant – Tribeca Grill”, pronë e aktorit me famë ndërkombëtare Roberto De Niro, në lagjen e artistëve East Village.
Në këtë promovim morën pjesë edhe dy aktorët tanë të mirënjohur Jim Biberaj dhe Luan Bexheti. Me projektin AMC janë njohur edhe biznesmenë dhe emra të njohur të komunitetit shqiptar amerikan. Biznesmeni dhe lobisti i njohur Harry Bajraktari deklaroi se ky është një projekt madhështorë për të cilin shqiptarët brenda dhe jashtë rajonit të Ballkanit kanë nevojë. Ai vlerësoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke thënë se viti 2008 është viti i shqiptarëve dhe realizimit të qëllimeve të tyre kombëtare. “Shqiptarët vazhdimisht janë treguar të zgjuar dhe po shtrojnë procesin me projekte konkrete në të gjitha lëmitë”, deklaroi Bajraktari.
Inicuesit e projektit “Albania Media Center” Llukman Halili dhe Dashnimi Hebibi të mbështetur nga shumë intelektualë që jetojnë në diasporë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, filluan projektin për themelimin e kësaj qendre.
Ata thanë se Albania Media Center, me seli në Cyrih, u hap pasi ekipi i saj mediatik e pa të arsyeshme dhe e ndjeu shumë shpejtë se tani janë kushtet dhe ka ardhë koha të jetë një organizim i tillë çka edhe i ka munguar deri më tani komunitetit tonë si në diasporë dhe vendlindje, për t’u njohur me informacione të drejpërdrejta(live) në më se 75 për qind të emisioneve të saja nga ngjarjet që ndodhin në diasporë dhe trevat shqiptare në Ballkan dhe vendet më të rëndësishme të botës, zhvillime dhe ngjarje.
Rrugë të mbarë dhe suksese, mbrëmë në promovimin e Albania Media Center i uroi edhe aktori i mirënjohur shqiptarë në SHBA-së, Jim Biberaj i cili jeton dhe vepron në Nju Jork. Përshëndeti këtë projekt edhe aktori i njohur Luan Bexheti.
Halili dhe Hebibi dy gazetarët që kanë ardhur në Nju Jork të bëjnë promovimin dhe prezantimin e Albania Media Center thanë në përfundim se ata kanë një projekt dhe statut të pasur, ku do të realizojnë shumë plane dhe projekte konkrete për të ardhmen e bashkëkombasëve tanë në diasporë dhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Gjatë këtyre ditëve edhe intelektualët e ndryshëm që jetojnë në SHBA, kanë përshëndetur projektin dhe shpresojnë se në mediat tona do të ketë reforma në të mirë profesionale dhe gazetareske.
Qendrat e kësaj AMC-së do të jenë në Cyrih të Zvicrës, Nju Jork, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Shumë shpejt do të paraqitetet në opinion logoja e saj dhe një faqe interneti ku do të ketë të gjitha informacionet e duhura.
BEQIR SINA, New York