Në Nju Jork u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit Shqiptarë

Shtatë ditë në “zemër”, të Nju Jorkut valvitet flamuri kuqezi

Bowing Green Batery Park – New York: 28 Nëntori Dita e Flamurit, 96- vjetori i Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, u shoqërua dje me një ceremoni zyrtare të ngritjes së flamurit shqiptarë, në njërën prej shesheve më të njohura të Nju Jorkut, e thirrur ndryshe Qëndra Botërore e Financës. Qënder e cila ndodhet në zemër të Nju Jorkut, aty ku gjendet edhe simboli i ekonosmisë amerikane , statuja gjigande e bornxtë e “Buallit” i famëshëm.
Me këtë rastë ishte përsëri Instituti Shqiptaro – Amerikan Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ai që bëri ngritjen zyrtare të flamurit tonë Kombëtar, për herë të tretë zyrtarisht në qytetin e New-Yorkut, me vendim të veçant nga Bashkia e këtij qyrteti. Flamuri shqiptar, u ngritë për herë të parë, po në këtë shesh – por, jo zyrtarishtë nga Gani Nesimi e disa shqiptaro – amerikan. Por sipas deshimtarve ai u hoqë më pas nga policia, pasi shqiptarët u “përleshën me grekërit, në atë shesh kur shqiptarët e ngrinin flamurin dhe atë e ulin me vendim disa persona të tjerë. Kjo histori vazhdojë gjatë, deri sa erdhi dhe një ditë si kjo që është sot, dhe zyrtarishtë një javë flamuri shqiptarë – flamuri kuq e zi, të valvitet krenar në zemër të Nju Jorkut.
Ngritja e flamurit, për të tretin vit me radhë, po bëhet në një vend të psosaçëm në qytetin e New-Yorkut. Aty ku sipas festave të tyre kombëtare, grupe komunitare, bëjnë për çdo vit ngritjen e flamurit të, të gjitha shteteve , në shtizat e larta deri në 20 metra në Bowing Green Batery Park. Në, 28 Nëntorë Ditën e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, pikërishtë në këtë vend, u zhvillua përsëri ceremonia solmne e ngritjes së flamurit shqiptar. Flamuri kuqezi prej ditës së djeshme, tashmë do të valvitet në këtë shesh të Nju Jorkut, për një javë rrjesht , i ruajtur nga policia e rendit. Shqiptaro amerikanët, kanë si qëllim që këtë datë të ngritjes së flamurit tonë t’a bëjnë traditë për t’a ngritur për ç’do vit. Një kontribut të madh në zyrtarizimin e ngritjes së flamurit shqiptar në këtë shesh dhe në këtë datë, ka dhënë krahas Institutit Shqiptaro – Amerikan Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe veprimtari, z. Dashamir Alla, si dhe biznesmeni i sukseshëm Ylber Pilku, nga ana materiale në rregullimin teknik të sheshit.

Ngritja e flamurit tonë Kombëtar u shoqerua me një ceremoni, ku morën pjesë edhe personalitete nga Bashkia e qytetit të New-Yorkut, si dhe përfaqësues nga Misioni i Përhershëm i R.Sh. pranë OKB-ës, dhe disa përfaqësues nga organizata, shoqata dhe nga institucione fetare të diasporës. Mori pjesë për herë të parë edhe Drejtori i Institutit të Diasporës në Ministrinë e Jashtme, Tiranë, zoti Flamur Gashi.
Drejtori i Institutit të Diasporës – nga Ministria e Jashtëme Tiranë, zoti Flamur Gashi, solli me këtë rastë, edhe përshëndetjen e kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha. “Sikur edhe Zoti t’a ketë caktuar” që festa e Falemnderimeve në Amerikë, që i takoi një ditë më parë me festën tonë kombëtare, festën e Flamurit, 28 Nëntorin e Shpalljes së Pavarësisë”, tha zoti Gashi, kjo është më se profetike, kur Zoti, vetë, t’a ketë përcaktuar edhe fatin e Shqipërisë, me një faleminderim të madh, për të gjithë ata që dhanë jetën dhe u flijuan për këtë ditë, dhe për të gjithë ato vende të cilat janë miqt tanë të mëdhenjë, me në krye SHBA-së. Ky është një rasti që ne t’i themi këtij vendi “Faleminderit” për çdo gjë që keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”
Gashi kujtojë se shumë vite më parë, prej kur edhe ajo “copë e cunguar” e trungut mëmë, ishte futur nën kthetrat e atyre që donin t’a ndanin edhe më shumë, e t’a grabisnin si grabitaqarë sa më shumë, ishin SHBA-së, ato, me Presidentin Uilson, ai që e ndalojë këtë “katrahure” të madhe, që po e priste kombin tonë në atë kohë. Ai tha se që më atë ditë, edhe deri më sot, SHBA,së, ishin ato që nuk u “thyen” asnjëherë ndaj çështjes shqiptare. Dhe këtë e treguan, tha z. Gashi, më së mirë me rolin dhe kontributin e tyre deri në pavarësinë e Kosovës. Shqipëria dhe shqiptarët, kudo që janë, sot, do t’i jenë mirënjohës të përjetëshëm SHBA-së, njëhereshit do t’u jenë mirënjohës edhe juve shqiptarëve të Amerikës, ambasadorëve të çështjes shqiptare, në SHBA-së” ka thënë zoti Flamur Gashi

Programin e udhëhoqi Xhevat Limani, ndërsa Hymnet kombetare të R.Shqipërisë dhe SHBA-së, i këndojë këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur Justina Aliaj.

Përfaqësuesi i shetit shqiptarë, sekretari i misionit shqiptarë në OKB, z Andi Xhoi, foli në emër të Misionit të përherëshëm të R.Sh. në Nju Jork. “Është në nderin tim personal, tha diplomati Xhoi, që po përfaqësoj sot, misionin e R.Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, në këtë ditë të lumtur për kombin shqiptarë,Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”. Kjo ditë është dita e përjetësisë së kombit shqiptarë, i cili sot feston në të gjithë tokën shqiptare, ditën më fatlume të tij, ditën e lirisë, ditën e përpjekjeve dhe të sakrificave të shumta.”
Më pasë poetja Kozeta Zylo, mësuesja e shkollës së Institutit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha se edhe ajo po i bashkohej parafolësve të saj duke e vlersuar këtë ditë si një ditë të shejtë. Kjo ditë është dita më e bukur për kombin tonë, tha zonja Zylo, të shumë vuajtur, që pas 5 shekuj robërie, fitoi edhe pavarësinë e saj më 28 Nëntorë 1912. Prej, kur plaku i mënçur i Vlorës, Ismail Bej Qemali, ngriti flamurin kuq e zi, dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë, pikërsishtë atë ditë, që sot ne po festojmë, pra në 96 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ngritjen e flamurit në Nju Jork, më pasë e përshëndeti edhe konsulli i R.Shqipërisë në Nju Jork, dr Albert Jerasi, drejtori i Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” zoti Qemal Zylo. Ndërsa , vargje për flamurin recitoi edhe një vogëlushe 4- vjeçare, Dea Bejleri, si dhe humoristi Astrit Sula. Regjizori dhe aktori i njohur i artit skenik, nga Shkupi, dramaturgu i njohur Xhevat Limani, në SHBA-së, foli gjatë për rëndësinë e kësaj dite dhe të këtij flamuri. Më pas ai solli edhe një përshëndetje në emër të familjes Ruci, presidentit të Institutit Gjergjë Kastrioti Skëndërbeu, z Rape Ruci. Limani, recitojë më pasë edhe një balladë trimërie kushtuar ngjarjeve historike, që e sollën deri në pavarësinë e Shqipërisë, vargje këto të At Mushkallës.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË