Gjergj Ivezaj zgjedhet kryetarë i SHSHA Malesia e Madhe

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Malësia e Madhe” nga Detroiti SHBA, javën e kaluar zgjodhi kryetarin dhe kryesin e ngushtë.
Për kryetarë të ri u zgjodh Gjergj Ivezaj kurse për nënkryetarë u zgjodhen Ruzhdi Gjokaj dhe Rush Dragu.
Në postin e sekretarit u zgjodh Vilson Sinishtaj kurse arkatarë Tomë Gjokaj dhe Marash Ulaj.

Në këtë mbledhje gjithashtu u caktua 21 dhjetori për organizimin e darkës tashmë tradicionale “Darka, Ndihmo Malësinë” e cila ka për qellim bashkimin e fondeve për nevojat që ka Malësia. Për më shumë informata në lidhje me këtë darkë, kryesia e kësaj shoqatë do të ju njoftojë së shopejti.

KOMENTOJE