Takim i Këshillit të NATO-së në nivel të ministrave të punëve të jashtme zhvillohet në Bruksel

Diskutohet situata në Kosovë dhe veprimet e NATO-së pas rikonfigurimit të forcave të OKB-së atje, si edhe vendosjen e ardhshme të misionit evropian EULEX

BRUKSEL – BELGJIKE : Takim i Këshillit të NATO-së në nivel të ministrave të punëve të jashtme zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel( 3 dhe 4 Dhjetor 2008). Ministrat e punëve të jashtme nga NATO-ja do të diskutojnë misionin e NATO-së në Afganistan, rolin e Aleancës në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 në këtë vend, situatën në Kosovë dhe veprimet e NATO-së pas rikonfigurimit të forcave të OKB-së atje, si edhe vendosjen e ardhshme të misionit evropian EULEX. Do të bëhet dhe një monitorim i marrëdhënieve të NATO-së me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, deklaroi zëdhënësi i NATO-së Xhejms Apaturaj. Sipas tij ka mundësi të bëhet një analizë dhe marrëdhënieve të sotme midis NATO-së dhe Rusisë.
Ky takim vjenë menjëherë pas atij që u mbajtë në mesin e muajit nëntorë. Kur në Bruksel u zhvillua i ashtuquajturi takimi vjeshtor i Komitetit ushtarak të NATO-së. Në të morën pjesë mbi 60 ushtarakë të vendeve-anëtare të Aleancës, të vendeve në Programin “Partneritet për paqe” të NATO-së, të vendeve të “Dialogut mesdhetar”, si edhe të delegacione ushtarake të vendeve që kanë marë ftesën për në Samitën e arthëshëm për t’u bërë antëare Shqipërisë dhe Kroacisë dhe Ukrainës.
Garantohet anëtarësimi në Aleancë para Samitit të Strasburg-Kiehl
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Bruksel, shprehën angazhimin dhe përkushtimin e tyre të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë para samitit të Strasburg-Kiehl. Në ministerial për herë të parë morën pjesë ministri i Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha dhe homologu i tij kroat Gordan Jandrokoviç, vende që kanë marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ministeriali diskutoi mbi çështjen e zgjerimit të Aleancës, situatën e sigurisë në rajonin euroatlantik, marrëdhëniet NATO-Rusi, NATO-Ukrainë dhe NATO-Gjeorgji. Gjithashtu ministrat e Jashtëm diskutuan edhe mbi situatën në Europën Juglindore, Afganistan etj.

Vlerësimet

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, vlerësoi dje reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa konsideroi pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të dy vendeve në takim si dëshmi të suksesit të këtyre dy vendeve në përmbushjen e standardeve. Në fjalën e saj Rice tha se prania e Shqipërisë dhe Kroacisë është një histori suksesi e Aleancës në zhvillimin e një modeli të suksesshëm për demokracitë e tjera që aspirojnë të bëhen anëtare të Aleancës. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në fjalën e tyre shprehën bindjen e plotë se Shqipëria dhe Kroacia do të anëtarësohen në NATO para Samitit të Strasburg-Kiehl.

Takim i fundit, i Brukselit, konsiderohet si më i rëndësishmi pas takimit të mbajtur nga Komiteti ushtarak i NATO-së në Valencia – Spanjë.

Eshtë herë të parë, që në tëtre takime janë ftuar edhe vendet të cilat kanë marrë ftesën ppër anëtarësim në NATO , Shqipëria dhe Kroacia, ftesa për anëtarësimin e të cilëve është miratuar në takimin e lartë të NATO-së, që u zhvillua gjatë prillit të këtij viti në Bukuresht. Ashtu si dhe në dy takimet e më parshme pjesëmarrësit do të diskutojnë operacionin e NATO-së në Afganistan, bashkëpunimin midis NATO-së dhe BE-së në lidhje me dislokimin e ardhshëm të misionit të BE-së – EULEX në Kosovë,
Asambleja parlamentare e NATO-s, që i zhvilloj punimet e saja në Valencia të Spanjës, dhe takimi i fundit i Brukselit kan kërkuar nga vendet anëtare të Aleancës të mbeten të angazhuara në sigurimin e paqes në Kosovë. Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, citohet të ketë thënë se “NATO-ja do vazhdojë të punojë me të gjitha vendet në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në Kaukaz, që synojnë anëtarësimin në Aleancë”.
Scheffer ka kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Rusia në konfliktin ndaj Gjeorgjisë në gusht të këtij viti. Shefi i NATO-s ka dënuar edhe njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga Moska.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE