Klubi i taekwondo-së “Besa” nga Malësia ishte të premten e kaluar organizator i Festivalit Mbarëkombëtar në Taekwondo kushtuar 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit. Ky spektakël sportiv u mbajt në palestrën sportive të Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz.
Në këtë ceremonial sportiv morën pjesë 11 ekipe të taekwondo-së. Nga Prishtina morën pjesë “Besa”, ” Olimpik Art”, “Arirang” dhe “Kwon”, kurse nga Tirana ekipi “Tirana”, “Studenti”, “San Rey”, “Ortek” dhe ekipi “Durrësi” nga Durrësi, kurse nga Mali i Zi “Ulqini” nga Ulqini, “Shqiponja” dhe “Besa” nga Malësia. Ky Festival sportiv u bë edhe më interesant, pasi organizatori kishte të ftuar edhe këngëtarët nga Malësia, Violeta Marniku, Marie Memçaj, Toni Ujkaj dhe Violeta Lulgjuraj, të cilët me këngët e tyre të zgjedhura e kënaqën mjaft publikun.
Shoqata Sportive “Besa me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit organizoi të premten e kaluar në sallën sportive të Gjimnazit “25 Maji” të Tuzit, Festivalin Mabarëkombëtar në Taekwondo, ku morën pjesë 11 ekipe nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Festivali u zhvillua në demonstrim, pumse dhe në luftëra për të gjitha kategoritë. Në këtë manifestim sportiv ishin të pranishëm edhe një numër i madh shikuesish.
Duke hapur këtë Festival Mbarëkombëtar në Taekwondo, kryetari i SHS “Besa” nga Malësia, Luigj Gojçaj u shpreh se ekipet pjesëmarrëse nga viset e ndryshme shqiptare dhe publiku i mrekullueshëm nga Malësia ia shton edhe më tepër rëndësinë dhe vlerën këtij manifestimi sportiv. Ai gjithashtu falënderoi edhe sponzorët që e ndihmuan këtë festival sportiv. Në fund Luigji premtoi se Festivali Mbarëkombëtar në Taekwondo në të ardhmen do të jetë tradicional. Pastaj, filluan edhe demonstrimet në thyerjen e dërrasave, në pumse dhe luftëra. Në fund, organitatori për secilin ekip ndau edhe plaketa, kurse 15 garuesit që fituan vendet e para u dekoruan me medalje. Në këtë spektakël sportiv për të pranishmit këngëtarët e rinj nga Malësia, Violeta Marniku, Toni Ujkaj, Marie Memçaj dhe Violeta Lulgjuraj, kënduan disa këngë nga repertoari i tyre.
Sipas vlerësimeve të disa shikuesve, ky festival ka qenë i organizuar mirë dhe është vlerësuar lartë. Për aktivitete të ngjajshme, por edhe për të tjera, qytetarët e trevës së Malësisë kanë nevojë për argëtim.
Kjo është hera e tretë që Klubi “Besa” është organizatore i Festivalit Mbarëkombëtar në Taekwondo. Në fund trajneri i ekipit “Besa”, Nikollë Gegaj, falënderoi sponzoruesit e këtij manifestimi, veçmas OJQ “Malësia e Madhe” nga Detroiti. Pastaj ai falënderoi edhe Ministrinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fondin Humanitar “Malësia” nga Nju-jorku, Alternativën Shqiptare, Komunën Urbane të Tuzit, LD në MZ, Firmën “Europact” dhe Shitoren “Alex”.
Për pjesëmarrësit e këtij manifestimi organizatori shtroi një koktej. /Koha Javore – Rr.D./