Shqiptarët e Kosovës të shtunën aguan me një mëngjes të hidhur. Fotot e shoqëruara me tekste rrëqethëse dhe pamjet tmerruese të një aksioni famëkeq të policisë së Serbisë në vendbanimet shqiptare të Preshevës treguan se lugetërit nga Karpatet prapë janë të etur për gjak shqiptar. Xhandarmëria shihej teksa po dëshmonte urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare. Aksioni për burgosjen e djelmoshave të rinj po shoqërohej me britma, dhunë dhe tortura . Lugetërit merrnin poza hajdutësh dhe vërehej në sytë e tyre urrejtja dhe etja për gjak . U tha se ky aksion është ndërmarrë bazuar nga një urdhër i Gjykatës së Serbisë , e cila ka punuar një skenar kobzi duke i akuzuar 10 shqiptarë se gjoja para 9 vitesh paskan marrë pjesë në vrasjen e disa serbëve në rrethinën e Gjilanit. Lugetërit thyen shumë dyer të shtëpive shqiptare, tmerruan fshatra e lagje të Preshevës dhe gjithë këtë e bënë nën petkun e aksionit për burgosjen e disa njerëzve , që gjoja paskan bërë dikur krime lufte. Kështu e ka jeta. Ujku me buzë të përgjakura akuzon edhe një herë. Lugetërit nga Karpatet që vranë me dhjetëra mija njerëz të pafajshëm në Bosnje, që vranë e prenë pleq e fëmijë në Kosovë, që detyruan botën progresive të ngrit forca ajrore për të ndalë pjellat e shtrigave , që nuk po dinin të ngopeshin me gjakun e të tjerëve, tani po bëjnë aksione tmerri nën petkun e “drejtësisë” . Vrasësi lugat po akuzon viktimën dhe kjo i ngjanë atij tregimit kur ujku lart e akuzonte qengjin më poshtë përroit se ai po ia turbulluaka ujin.
Serbia e Mali i Zi burgosin shqiptarë kur të duan e kur t’u teket dhe këtë e bëjnë pasi tua kenë përgatitur ndonjë akuzë plot rrena dhe Evropa, bota dhe dy shtete shqiptare shikojnë duke bërë sehir. Ngjanë kjo në të njëjtin shekull kur mijëra vrasës serb shëtisin lirshëm edhe pse kanë bërë krime të papara në Bosnjë e në Kosovë. Ishin 20.000 civilë shqiptarë që dora vrastare e lugetërve nga Karpatet i vrau e i masakroi në luftën e fundit. Shumë nga ta për së vdekuri u barten andej e këndej dhe ende nuk u janë kthyer një pjese të madhe eshtrat. Masakrat , djegiet dhe shkatërrimet nuk i bëri një njeri i vetëm, po një makineri e tërë vrastare. Pjesë e asaj makinerie , të gjithë e dinë, kanë qenë edhe serbët që po jetonin atë botë në Kosovë e që ishin rreshtuar në bandat paramilitare si “Dora e zezë” e shumë të tjera. Të vrarët nuk mund të flasin para gjyqit e vrasësit nuk dolën kurrë para drejtësisë. Ata , bile, as nuk u ndoqën e as nuk u burgosën. Jo, jo, nuk janë prapa grilave sepse si shihet e duket qartë, burgjet nuk janë ndërtuar për vrasësit, por për të pafajshmit. Me burgje e aksione famëkeqe të policisë e xhandarmërisë po përballen vetëm shqiptarët edhe pse për të njëmijtën herë janë dëshmuar para botës se janë popull i paqes.
Evropa dhe të dy shtetet shqiptare duhet ta ngritin zërin në organizmat dhe qarqet e vendosjes të nivelit ndërkombëtar dhe t’i marrin në mbrojtje shqiptarët në Malësi , Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. T’i marrin në mbrojtje duke ua garantuar liritë dhe të drejtat e merituara në mënyrë që t’i mbrojnë nga kafshimet e lugetërve, që nisen në aksione tmerri sa herë ndjejnë etje për gjak shqiptari. Serbisë duhet treguar me vendosmëri se qindra kriminelë e vrasës që strehohen atje e kanë vendin në burg dhe po të ndiqeshin vërtetë vrasësit e kriminelët as burgjet e gjithë Evropës nuk do të kishin hapësirë për lugetërit nga Karpatet. Evropa duke heshtur po trimëron forcat e errëta në Serbi e Mal të Zi, të cilat me aksione tmerri si ky i djeshmi në vendbanime shqiptare të Preshevës dhe ai i shtatorit të vitit 2006 po veprojnë sipas asaj thënies “Me një të rame, dy të vrame”. Policitë e xhandarmëritë e këtyre dy shteteve me aksionet e tyre të tmerrit edhe kanë burgosur shqiptarë të pafajshëm edhe kanë mbjellë frikë e pa siguri me qëllim që sa më shumë shqiptarë të largohen për gjithmonë nga trojet e tyre stërgjyshore. Shqiptarët, si e ka thënë publikisht veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Albin Kurti, po vazhdojnë ta paguajnë me kurrizin e tyre ruajtjen e stabilitetit të rrejshëm në Ballkan.
E deri kur kështu vallë?
Rrahman Jasharaj