Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka vlerësuar se ndërmjet Tiranës dhe Podgoricës zyrtare nuk ka çështje të hapura.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, të martën zhvilloi një vizitë zyrtare në Mal të Zi, gjatë të cilës u takua me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve si dhe vizitoi komunën urbane të Tuzit.
Ajo u takua me homologun e saj malazias Ranko Krivokapic dhe po ashtu zhvilluan edhe bisedime bilaterale të delegacioneve të të dy kuvendeve.
Topalli pati takim edhe me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ministrin e punëve të jashtme të MZ, Millan Roqen dhe kryetarin e komunës së Podgoricës, Miomir Mugosha.
Topalli pati takime veç e veç me tre liderët e tri partive parlamentare shqiptare, Mehmet Bardhin, kryetar dhe deputet i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Vasel Sinishtaj, deputet i Alternativës Shqiptare si dhe me deputetin e kryetarin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinoshën.
Sipas agjendës së vizitës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, vizitoi edhe Komunën Urbane të Tuzit, ku u takua me Smajl Çunmulaj, kryetari i KU të Tuzit dhe me Nikollë Camaj, kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit.
Në takimet me autoritete malazeze, Topalli shpreh kënaqësi në nivelin e bashkëpunimit të dy shteteve, por as kësaj herë nuk dëgjohet asgjë në lidhje me pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Jozefina Topalli ne Tuz
foto nga TV Boin