Të martën janë takuar këshilltarët e koalicionit qeverisës të komunës urbane të Tuzit

Këshilltarët e koalicionit që përbëjnë shumicën në qeverisjen e KU të Tuzit (LD në MZ dhe ASH) janë takuar të martën për të diskutuar lidhur me Planin finaciar për vitin 2009. Sipas kryetarit të Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj, dhjetëshi i koalicionit nuk ka pasur kundërshtime lidhur me Planin Financiar, por megjithatë të dy palët kanë shprehur pakënaqësi për këtë Plan.
Sido që të jetë, Plani finaciar pritet që të jetë në diskutim në seancën e ardhshme të muajit shkurt, ku kështillltarët e Kuvendit të KU të Tuzit do të kenë mundësi që për të edhe të japin mendimet dhe sugjerimet e veta.
Gjatë këtyre ditëve në mediat malazeze është shkruar në forma të ndryshme rreth funksionimit të koalicionit në Tuz, gjoja se brenda koalicionit ekzistojnë mosmarrëveshje.
“Ato që janë shkruar në media dhe ato që flitet se gjoja koalicioni nuk funksionon, janë vetëm floskula. Koalicioni është shumë stabil dhe nuk ka pse të shqetësohet askush”, është shprehur Nikollë Camaj.
Lidhur me procedurën e Planit finaciar ka pasur pakënaqësi midis dy kryetarëve, Çumulaj dhe Camaj. “Kjo gjë në politikë është e rëndomtë dhe për këto gjëra nuk bën të shqetësohemi”, deklaron Camaj.
Edhe kryetari i KU të Tuzit, Smajl Çunmulaj, e vërteton se midis ti dhe kryetari të Kuvendit Camaj ka pasur mospajtime në disa sfera të veprimtarisë së KU.
“Punët e komunës dhe të vetë kryetarit janë të përcaktuara me ligj dhe zbatimi i ligjshmërisë përcillet nga Kryeqyteti me një vigjilencë do të thoja shumë të madhe”, shprehet Çunmulaj duke sqaruar se “z. Camaj harron nga një herë se KU e Tuzit është pjesë e Kryeqytetit dhe si e tillë nuk na lejohet të veprojmë në mënyrë autonome, sidomos kur janë në pyetje punët kruciale, sikur është fjala për hartimin e Planit financiar, etj.
Ai gjithashtu bën të ditur se ai së bashku me bashkëpuntorët e tij e ka hartuar Planin financiar për vitin 2009. / Koha Javore /

KOMENTOJE