Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës urdhëroi të hënën lirimin e përkohshëm të Bajrush Morinës prej Njësisë së paraburgimit të Tribunalit. Lirimi i Morinës që do të kryhet sa më shpejt që të jetë i mundur, pasi ai vuajti dënimin tremujor për shpërfilljen e Tribunalit.
Më 17 dhjetor 2008, Morina u shpall fajtor për frikësim dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Po atë ditë u dënua me pesë muaj burgim edhe Astrit Haraqija, i bashkakuzuar me Morinën dhe më parë ministër për Kulturën Rininë dhe Sportin. Si Prokuroria, po ashtu, edhe Mbrojtja e kanë apeluar aktgjykimin. Ende nuk është shpallur aktgjykimi i apelit. Lirimi i Morinës është i përkohshëm në pritje të shpalljes së Aktgjykimit të Apelit dhe kushtëzohet prej disa kufizimeve të përcaktuara në vendimin e sotëm. Morina qëndroi në Njësinë e Paraburgimit të Tribunalit gjithsej tre muaj. Bajrush Morina pritet qe së shpejti të arrijë në Kosovë.(Bota Sot)