Në Malësi me rastin e festës së Pashkëve u organizua mbrëmje vadhëzuese rinore. Mbrëmë në ambientët e mrrekullueshme në Night-Club-in e Malësisë “ECLIPSE” në tingujt e muzikës së këngëtarit të mirnjohur dhe bilbilit të Malësisë Nikollë Nikprelaj, i cili e bëri këtë natë më festive tregon edhe vetë fakti e pranisë të rinjve nga Malësia e më gjërë ishte shumë më i madh.
Kombinimi magjeps i bukurisë ekskluzive të vetë lokalit, të rinjëve të disponuar, dhe muzikës fantastike falë këngëtarit Nikollë Nikprelaj dhe orkestrimit të Samir Beqaj, bëri që argetimi të jetë i paharrueshëm për gjatë kohë.
Kjo natë kaq e rëndesishme për të gjitë të rinjët e Malesisë u festua deri në orët e mengjesit.
Se si të rinjët e Malësisë kaluen në këtë mbrëmje vadhëzuese ju lëm juve vizitues të nderuar të gjykoni nëpërmes fotografive që me këtë rast fotografuan anëtarët e MalesiaTeam.
Të gjithë besimtarëve të fesë katolike, nga zemra ju urojmë për shumë mot pashkët dhe ju deshirojmë çdo të mirë në jetë. Me shpresë së të gjithë juve kjo festë e madhe do të sjellin hare dhe lumturi në shtepiat tuaja. Përshëndetje të përzemerta dhe urime edhe njëheri të gjithë vizitorëve të faqës sonë/juaj, ju deshiron stafi i MALESIA.ORG