Koalicioni shqiptar Perspektiva

Për fat të keq, një pjesë e elektoratit ende nuk e ka të qartë se ato investime momentale dhe provizore që bëhen sa për sy e faqe,bëhen mu me djersën dhe mundin e tyre. Kështu ndodh që votuesi me djersën e vet shet të drejtën e votës së lirë. Mendoj se është një papërgjegjësi e madhe e atij që i prin kësaj loje me elektorat dhe vullnetin e lirë të votës. Prandaj disa prej “fituesve” në këto votime të mos e ngrenë kokën lart sepse fitorja e tyre është fitore e kanalizuar, e kushtëzuar dhe kurrsesi fitore e votës dhe vullnetit të lirë të votuesit.

Fehim Avdiu

Duke u nisur na fakti se në trevat shqiptare në Mal të Zi vepron një numër i madh i partive politike shqiptare në krahasim me trupin zgjedhor, grupi i intelektualëve bashkë me qytetarët e tjerë,përfaqësuesit e BDSH dhe PPD vendosën të organizohen në një formacion të ri “ALEANCA E RE”.Kjo skemë e përçarë ishte më së shumti e theksuar në trevën e Anës së Malit-Komuna e Ulqinit.Me një trup zgjedhor mbi 5000 votues të cilët me vite të tëra votuan vetëm shqip, kjo trevë që moti është lënë disi e papërfaqësuar në mënyrë meritore.Kjo ndodhi për shkak të copëtimit të vazhdueshëm të trupit zgjedhor për të vetmin qëllim që individë të caktuar apo grupime të vogla t`i realizojnë qëllimet e veta karieriste. Kjo nuk do koment sepse dëshmitarë është vetë populli. Zhgënjimi i votuesve arriti deri në atë shkallë sa që humbi arsyen dhe motivin për të dalur në zgjedhje. Mbeti vetëm një pjesë e vogël e zgjedhësve që po manipulohen dita-ditës përmes premtimeve boshe nga disa persona që të vetmen ide kanë arritjen e qëllimeve të veta, ruajtjen e pozitës dhe realizimin e të mirave materiale.Për fat të keq po këto persona po përkrahen materialisht nga instancat e ndryshme të pushtetit.
Për të ndalur këtë dukuri sa të keqe aq edhe të dëmshme për këtë trevë, “Aleanca e Re” ofroi një realitet të ri-grumbullimin e votave rreth një kandidati të ri për deputet, i cili në mënyrë dinjitoze do të angazhohet për interesat e përgjithshme dhe afatgjatë të kësaj treve edhe më gjerë. Parrulla “Të gjithë sëbashku për deputetin e Anës së Malit” nuk ishte rastësi por nevojë e realitetit politik dhe vullnetit të popullit.Duke u nisur nga ky parametër, jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë, në rrugën e interesit të përgjithshëm të shqipëtarëve, pa interesa personale dhe si shembull i mirë për një bashkim edhe më të gjërë me epiqendër interesin e përgjithshëm të shqipëtarëve në Mal të Zi.
Pas zhurmave të mëdha dhe mundësive për koalicione të ndryshme,që me vite të tëra imponohen nga të njëjtit persona,ndodhi ajo që duhej të ndodhte edhe më parë-përfaqësimi i shqiptarëve me 4 deputetë në parlamentin republikan. Për të arritur deputetin e 4-të kontribut të madh dha Koalicioni Shqiptar “PERSPEKTIVA”. Kështu dy iniciativa qytetarësh “Aleanca e Re” në trevën e Anës së Malit dhe Ulqinit dhe Iniciativa Qytetare “nga Malësia brenda një kohe shumë të shkurtër arritën të organizohen”, të bëjnë koalicionin dhe të korrin fitore në zgjedhjet e 29 Marsit. Suksesi i këtij kalicioni tregon se elektorati është lodhur me repriza dhe retorika të njëjta, me premtime dhe deklarata të thata, me karieristë të pangopshëm. Deputeti i Koalicionit shqiptar “PERSPEKTIVA” është rezultat i votës së pastër dhe qytetarit të ndershëm.
Preukopim kryesor për partitë e tjera shqiptare ishte sulmi i përqendruar ndaj Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”.Siç duket, ky koalicion ua prishi rehatinë disa të ashtuquajturve liderë, sepse të mësuar me vite të tëra në kolltuqe të nxehta panë rrezikun e vet.Prandaj filluan lojën me koalicionin e madh shqiptar për të krijuar huti në elektorat,ndërsa qëllimi final i tyre ishte ruajtja e pozitave të veta. Pasi kjo lojë patriotike e tyre përfundoi pa sukses (gjë që pritej edhe më parë), atëherë kaluan në metodën tjetër po aq të rrezikshme, sulmin dhe bllokimin e mundshëm të forcave të reja politike.
Daljen në skenën politike të “Aleancës së Re” forcat e amortizuara politike në këto treva e pritën me një pezëm të madh. Ato shkuan aq larg saqë na quajtën getoistë, lokalistë e çkamos. Sigurisht se ata e dinin fort mirë se ne nuk ishim si ata që me vite të tëra sjellin vërdallë fatin e popullit, por shfrytëzuan rastin që mundësisht sadopak të pastrohen nga ato epitete në të cilat janë zhytyr me vite e decenie të tëra. Për këtë qëllim shrytëzuan tërë arsenalin e fjalorit të tyre demagogjik si dhe mjete të mëdha materiale. Me keqardhje duhet përmendur se mu në Anë të Malit përdorën mjetet dhe mundësitë më të ulta për ta gjunjëzuar votuesin. Një pjesë e votave të kësaj treve me të vërtetë u dhunua. Kjo dukuri fillon me punësimin e kushtëzuar, me mashtrimin e studentëve, me kompenzim të votave me drita, asfalt, çimento, zall etj. Kjo dukuri ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera por në këto votime ka marrë përmasa shqetësuese. Shtrohet pyetja se kur do të ndalet kjo dukuri sa e pandershme aq dhe komprometuese për ata që me çdo kusht duan të arrijnë te votat. Për fat të keq, një pjesë e elektoratit ende nuk e ka të qartë se ato investime momentale dhe provizore që bëhen sa për sy e faqe, bëhen mu me djersën dhe mundin e tyre. Kështu ndodh që votuesi me djersën e vet shet të drejtën e votës së lirë. Mendoj se është një papërgjegjësi e madhe e atij që i prin kësaj loje me elektorat dhe vullnetin e lirë të votës. Prandaj disa prej “fituesve” në këto votime të mos e ngrenë kokën lartë sepse fitorja e tyre është fitore e kanalizuar, e kushtëzuar dhe kurrsesi fitore e votës dhe vullnetit të lirë të votuesit.
Përkundër kësaj vota e “Aleancës së Re”, gjegjësisht Koalicionit Shqipëtar “Perspektiva” është votë e pastër dhe e ndërgjegjëshme e elektoratit tonë.Ne gjatë fushatës votuesve u ofruam qëllimin e mirë, përgjegjësinë e fjalës së dhënë, ndershmëri dhe dinjitet. Ne arritëm që elektoratit t`ia ruajmë dhe kthejmë dinjitetin që vota e tijë të jetë e lirë dhe të vendosë me mendjen dhe zemrën e tij të pastër.Vota e dhënë Koalicionit Shqipëtar “PERSPEKTIVA” është vota e interesit të përgjithshëm,vota e së ardhmes. / Koha Javore /

KOMENTOJE