Fondacioni Humanitar “Malësia” nga New Yorku, shënoj 15 vjetorin e veprimtarisë së vet atëdhetare në Amerikë

15- vjetor pune dhe lufte të madhe, për Malësi e Atdhe

BRONX NY : Fondi Humanitar “Malësia” më 16 maj 2009, në Eastwood Manor, mbajti mbrëmjen festive për nder të 15 vjetorit të themelimit. Këtë mbrëmje me prezencen e tyre, e nderuan edhe klerikët: Don Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, dhe Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens. Ndërsa, mysafirët e nderit ishin prof. dr. David Kalaj, prof. Anton Lajcaj, z Luigj Gjokaj dhe gazetari Gjergj Uli, të cilët, përshëndetën përzemërsisht, këtë mbrëmje festive. Tubimin festiv e drejtuan Merita Ivezaj, studentija e vitit të tretë, në kolegjin John Jay, dhe Gjon Gjokaj, studentë i ekonomikut në Nju Jork, Ndërsa fjalën hyrëse, e mbajti kryetari i Fondacionit Humanitar Malësia, zotëri Leonard Berisha, i cili tha se :” Besoj se të gjithë së bashku shprehim mirënjohje për punën e deritanishme të këtij Fondi dhe dëshirojmë që ky Fondacion edhe më tutje të vazhdojë veprimtarinë e vet, per t’i ndihmuar në rradhë të parë njerëzit tanë në vendlindje.

Me këtë rast, tha kryetari Berisha, në emër të Fondit Humanitar “Malësia”, dua të falenderoje çdo individ i cili në një mënyrë apo në një tjetër ka ndihmuar në realizimin e programeve tona.Falënderoj të gjithë anetarët e Kryesisë së Fondit Humanitar “Malësia” te cilet me sakrifica udhëhoqën organizatën gjatë këtyre 15 viteve, si dhe shfrytezoj rastin të përshëndes dhe të falenderojë për kontribut dhe bashkpunimin organizatat joqeveritare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

– Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” nga Detroiti
– Shoqata Atdhetare “Dedë Gjo’Luli”,
– Fondacioni “Dom Simon Filipaj”,
– Fondacioni “Plavë Guci”
– Shoqeria Kulturo Artistike “Bashkimi Kombëtar”
– Shoqata Atdhetare “Kraja”
– Shoqata “Ana e Malit” si dhe
– Levizja “Atdheu na Bashkon”

Më pasë kryetari i këtij fondacioni z. Berisha, falënderoj edhe Dom Pjeter Popaj, famullitarin e kishës Zoja e Shkodrës, si dhe Dom Anton Kqirën famullitarin e Kishës së Shën Palit, të cilët, përherë përkrahën aktivitet tona. Si dhe përshëndes, tha ai, njerëzit, të cilëve jan munduar t’u japim ndihmë në rastet e nevojave shëndetësore e të tjera. Po ashtu, ai përshëndeti edhe studentët në Malësi, të cilët ishin apo janë nën perkujdesjen modeste të Fondit Humanitar “Malësia”, duke u dëshiruar suksese dhe gjithë të mirat.
Njëhereshit Berisha, njoftoj se me ndihmën e këtij fondacioni, është realizuar projekti i Revistës së Fondit Humanitar “Malësia”, të cilën çdo njeri e kishte pranë tryezës së tij. Ai theksojë se Revista do te shperndahet në Nju Jork, Detroit, e vende të tjera në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë një numër i theksuar shqiptarësh, si edhe në vendlindje, në Malësi. Fondi Humanitar Malesia, falënderon, ka thënë kryetrai i këtij fondacioni, Leonard Berisha, edhe individët dhe sipermarrësit prezent në këtë revistë me reklamat e tyre. E kemi vleresuar, se dobia do të jetë e dyanshme – nëpërmes reklames suaj ju bëni afirmimin e çështjes suaj si edhe përkrahni aktivitetin tonë në fusha të ndryshme. Ai përmendi faktin se ” Të ardhurat nga kjo mbrëmje do t’u dedikohen studentëve si dhe nevojave tjera të Malësis “.

Kryetari i fondacionit Humanitar Malësia, zotëri Leonard Berisha, nuk la pa falëminderuar edhe individi të veçantë si per kontributin e tyre dhënë lotarisë për këtë mbrëmje.:
z. Leke Gjolaj, i cili është edhe arkëtar i Fondit Humanitar,
Aviokompaninë “Skenderbeu”,
z. Luan Isufin,
Plannet Fittness,
z. Marash Gjurashaj dhe restoranin Mezza Luna,
z.Daniel Ivezaj dhe Gruda Limusine Service,
Giancarlo Hair Studio, si dhe
Shoqaten “Dede Gjon Luli”

Ai tha se Fondit Humanitar”Malesia” diteve te fundit i kan ardhe urime dhe pershendetje nga shume personalitete te kultures dhe arsimit, nga studente te ndryshem,perfitues te burses,perfaqsues te organizatave joqeveritare si dhe perfaqsues te partive politike te shqiptareve nen Mal te Zi. Te gjitheve u shprehim falenderimet tona me te ngrohta. Më në fund, përshëndetje dhe falënderim për të gjithë anëtarët e Fondit Humanitar “Malësia”, të cilët e mundësuan dhe e mundesojn veprimtarinë e ketij Fondi, ka përfunduar fjalën e tij Kryetari i Fondit Humanitar “Malesia” Leonard Berishaj
Gjithashtu, kryetari i Fondti Humantar Malësia, zotëri Leonard Berisha, falëndreoj z. Fran Vulaj dhe grupin “Malësori” si dhe kengetaren Morena Reka, të cilët i argëtuan falas malësorët në këtë festë të bukur, të 15 vjetorit të krijimit të kësaj shoqate humanitare. Në vijim u hodhë edhe loja shpërblyese, e cila u sponsorizua nga donacionet e biznesmenve të suksesëshëm nga Malësia në diasporë. Më pasë programi i mbrëmjes festive vazhdojë i shoqëruar me një programë shumë të pasur me këngë , valle e melodi nga grupi muzikor Malësori. Ndërsa grupi i valleve të vajzave Rozafa, me drejtuese Agjelina Nika, nga Kisha Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, preformojë me rastin e 15 vjetorit të krijmit të Fondit Humanitar Malësia, me një variete të zgjedhur vallesh nga Malësia e Madhe.

Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, bekojë mbrëmjen, duke thënë se “E lusë Zotin! të bekojë darkën Tuaj, tha Imam Gjoni, dhe u lutë për malësorët , për të gjitha çfarë bënë për të avancuar çështjen, me arsimin, si dhe në aspektin politik, në aspektin ekonomik. Unë lusë Zotin e madh, tha Imam Gjoni, që t’a përkrah Fondin Malësia, dhe t’a bekojë atë në shërbim të tij dhe Zotiti të madh, dhe të popullit të saj dhe të kombit tonë”.
Don Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, në fjalën përshëndetëse ka thënë se “Është, nderi dhe kënaqsi për mua, që të marrë pjesë në këtë tubim, tuajin – të kësaj Malësie, e cila, për trevat tona, është një tubim me shumë rëndësi për trevat tona të Malësisë , për të rinjët tanë që kan nevojë për edukim të mëtutjeshëm, dhe për të gjithë ata që janë në nevojë në përgjegjëthësi.
Nuk ka popull në botë më të zgjuar sesa populli shqiptarë! Armiqtë tanë, e kanë ditur këtë gjë dhe janë munduar gjithmonë, të lënë popullin tonë, pa edukuat, pa liri dhe pa zhvillim.
Por, ne kemi edhe një edukat tjetër, që armiqët tanë, s’kan pasur se çfarë t’i bëjnë. Dhe kjo edukat nuk vjen prej shkollës, vjen prej njërëzisë, e cila është edukata familjare, që është dhe shkolla e parë dhe më e rëndësishme . Sepse, në këtë shkollë fëmijët tanë, mësojnë për Zotin, për besimin ndaj tij, familjen, kombin, dashruinë , fisnikërinë dhe bujarinë.
Këto, tha ai janë ato çfarë e kanë bërë popullin tonë, të dallohet edhe ndaj popujve të tjerë. Pra, prej kësaj edukate, e kemi edhe frymëzimin për të cilin jemi mbledhur edhe sot. Për të përkrahuar punën e shkëlqyeshme të Fondit Humanitar Malësia. Ndihmat, roli dhe kontributi i kësaj shoqate humanitare, e cila u ka lehtësuar më shumë njerëzve në Malësi, hallet e problemet e tyre, duke çelur edhe rrugën e shpresës për begati i përparim.

Të faleminderojmë Zotin për të gjitha ato të mira që na ka dhënë në jetë, për njerëz të mirë fisnik e bujarë, për këtë shoqatë humanitare e bamirëse d
he për njeritjetrin, ka përfunduar fjalën e tij Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork

Në çdo fushë të jetës, tha udhëheqësja e këtij tubimi, zonjusha Ivezaj, ka individ që japin kontribut të veçantë, për zhvillimin e përparimin e vendit të tyre. Kësaj rradhe, tha ajo personi që ka merita të veçanta në sferën e edukimit dhe shkencës, është bashkëvendasi ynë që për këtë edukim dhe shkollim ka marrë edhe “bekimin ” e parë nga Fondi Humanitar Malësia, dhe që na vjen enkas nga Malësia. Pra tha ajo, kam nderi dhe krenarinë që para jush të prezantojë, profesorin e rregullt të Univeristetit të Podgoricës, udhëheqësin e Programit Studimor për Edukimin në Gjuhën Shqipe, autorin e disa librave, nga lëmia e analizës komplekse, publikuesin e mbi 30 veprave shkencore, njëkohësisht dhe ish bursitin e Fondit Humanitar Malësia , Prof. Dr. David Kalaj.
“Formimi i këtij fondi, ishte një ngjarje e madhe, për ne studentët në atë kohë., thotë Prof. Dr. David Kalaj , duke nënvizuar se atëhere ishte një numër minimal – në fakt shumë më i vogël nga ai që malësorët kishin dëshirë të studionin dhe alarmantë për shumë arsye. Por, që me ngritjen e këtij fondi, atyre më në fund iu ngjalë shpresa dhe ju hapë rruga e arsimit dhe shkollimit me ndihmën e madhe që u dha ky fond”.

Më pasë ka folur edhe dashamiri , aktivisti dhe ish gazetari, që ishte çdo herë aty, ku i nevoitej fondit dhe Malësisë, ky është Gjergj Uli.”Kur të festosh përvjetore të tilla është nder e kënaqësi, tha Uli, dhe të flasësh edhe qoftë edhe dy fjalë, është një përvilegje e veçantë. Pikërishtë, në këtë pozitë ndjehem edhe unë sot para jush të dashur malësorë. Ndjehem, sot, i gëzuar, që po marrë pjesë në përvejtorin e tuaj të 15-të, të njërës prej shoqatave më produktive, të diasporës shqiptare në Amerikë. Kjo, organizat është krijuar nga malësorët, nga shqiptarët tanë në trojet tona në Mal të Zi. Pra, nuk kishte sesi të “ndërtohej” ndryshe, përveçse, si e krijuan ai grusht malësorësh, që atëhere ishin shumë më të rinjë sesa sot. Fondacioni Humanitar Malësia, ishte i madh në detyrime ndaj atyre trojeve, që i lindi, ata nga një lis i till – i cili është edhe sot e kësaj dite, po aq krenar për këtë bijë e bija malësorë.”
Enkas për këtë 15-vjetor, kishte ardhur të përshëndetse festën e malësorve, nga Detroiti, një intelektual i pakursyer, ashtu si shumë intelektual të tjerë në diasporë, dhe që e la Malësinë, dhe mori rrugën e mërgimit, ish bursisti i Fondit Humanitar Malësia, Professor Anton Lajçaj.
“Vëllezër dhe motra, tha mes të tjerave Professor Anton Lajçaj, shfrytëzoj këtë rast që juve dhe mbarë shqiptarëve, kudo që janë , t’ju uroj nga zemra dy fitoret dhe gëzimet më të mëdha të dy viteve të fundit, të shumëpritura me shekuj, ndërshqiptarët, : 17 shkurtin 2008, pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe 2 prillin 2009, anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO. Presim, shpresojmë dhe besojmë në fitoren dhe gëzimin e tretë që do të ishte rindërtimi i Kalasë së Madhe Mbraëkombëtare, gjegjësisht bashkimin e trojeve shqiptare në Shqipërinë Etnike.”
Më pasë foli edhe njeriu, i cili udhëhoqi edhe demostratat, dhe disa fushata humanitare në Detriot e Nju Jork, aktivisti dhe veprimtari, i dalluar i çështjes kombëtare, njeriu që tuboi mjete që i duheshin malësorve për t’i ndihmuar ata së bashku me malësorët në Detroit, Nju Jork, Çikago dhe Uashington, zotëri Luigj Gjokaj. Gjokaj, tha se ” Është, një 15- vjetor punë dhe lufte të madhe që keni bërë ju motra e vëllezër malësor, jo vetem gjatë kësaj periudhe por në kohëra u dalluat për liri e pavarësi.
Ju të gjith keni dhënë dhe keni bërë atë që duhej të bënit për Malësinë tuaj. Dhe suksesi i punës suaj dhe tonës është më i pranishëm dhe më i prekëshëm, kur i shohim sot gjithë këto arritje që kanë malësorët në Amerikë. Ne tha Gjokaj, nuk duhet të ndalemi – se ende në burgjet e kazimatet malazeze, mbahen në burg torturohen dhe keqtrajtohen nga pushtetmbajtësit malazezë, vëllezërit tanë. Ne nuk do të pushojmë se kërkuari lirimin e të gjithë atyre të arresturve politik, në Mal të Zi, në atë shtet i cili po proklamonë veten e tij si një vend demokratikë, por është në të vërtet, shumë largë normave dhe standarteve demokratike, që ka bota e qyteruar dhe e civilizuar”.
Gjithashtu, malësor të dashur, në emër të kryetarit të Shoqatës Humanitare Malësia nga Detroiti, zotit Gjergj Ivezaj i cili për arsye personale nuk mundi të vijë sonte në këtë festë, përshëndetjet më të ngroha dhe të sinqerta”.

Kolë Cacaj, lexojë përshëndetjen e pronarit të televizionit privat Boin nga Malësia, Tom Bojaj.

Ndësa nga vendlindja për të përshëndetur festën e malësorve, 15 – vjetorin e krijimit të Fondit Humanitar Malësia, kishte ardhur gazetari i njohur , dhe publicisti , autori i disa librave Gjek Gjonaj. “Jam më se i nderuar që gjendem sonte, në gjirin tuaj të dashur bashkëatdhetar. Është, kënaqësi dhe pervilegj të festojë së bashku me ju këtë jubile të rëndësishëm të Fondacionit Malësia.
Fondacion, ky tha Gjonaj, me veprimtarinë e tij pesëmbëdhjetëvjeçare, në kontiunitet i shërbeu, me nder e dinjitet Malësisë dhe malësorve. Vendlindjes suaj së dashur, që e doni aq shumë. Vetë prania juaj në këtë mbrëmje madhështore, dëshmon për përkushtimin tuaj të madh, rolin dhe kontributin tuaj disa vjeçarë. Prë tokën e baballarëve tuaj, për të cilën këtu larg në mërgim ndoshta edhe keni derdhur lotë, nga malli i zhuritur që të sjell kurbeti.
Nuk ka asnjë një dyshim që me shembullin tuaj, në SHBA-ës, po dëshmoni se së bashku duhet të punojmë me të gjitha mënyrat, “kush me laps dhe kush me krah”, pasi jeni ju që me punën dhe kontributin tuaj të gjertanishëm, dhe ndihmesën e çmuar, keni treguar bujarinë dhe fisnikërinë tuaj të madhe edhe në Malësi. Ju jeni ata që përmes formave të ndryshme dhe Fondit Humanitar Malësia, ashtu siç i keni ndihmuar dhe kontribuar familjeve tuaja i keni ndihmuar dhe i keni kontribuar edhe çështjes kombëtare, duke hapur “zemërat dhe kuletat” tuaja në dobi të familjes dhe të kombit. Pa e kursyer aspak as mundin dhe as djerësën tuaj në tokën e ëndërrave, në SHBA-ës,
Këtë e kuptoj si një ndenjësi patriotike , shëmbull vullneti dhe model frymëzimi, personalisht e vlersojë shumë dhe u jam mirënjohës ashtu si çdo malësor për gjithçka keni bërë dhe patjetër që edhe në të ardhmen do të bëni… për t’u ardhur malësorve në nevojë edhe për t’i dalë zotë çështjes shqiptare. Me këto veorime tuaj fisnike, ju po ngreni lart dhe po e respektoni emrin tuaj si malësorë, të cilët gjatë gjithë historisë sonë , i bënë ballë kohërave, dhe ia arritën me shumë sakrifica, të ruajn nderin, besën, gjakun dhe burrërinë, mikëpritjen , gjuhën e bukur e të ëmbël shqipe, kulturën dhe traditën , virtyte këto që do të na i dëshironin edhe shumë popuj e kombe të tjerë. Fjalët më të mira, përgëzimet e miaj për këtë festë, tha në fund të fjalës së tij – gazetari i njohur , dhe publicisti , autori i disa librave Gjek Gjonaj.
Ne vijim u hodhë edhe loja shpërblyese, e cila u sponsorizua nga donacionet e biznesmenve të suksesëshëm nga Malësia në diasporë. Më pasë programi i mbrëmjes festive vazhdojë i shoqëruar me një programë shumë të pasur me këngë , valle e melodi nga grupi muzikor Malësori. Ndërsa grupi i valleve të vajzave Rozafa, me drejtuese Agjelina Nika, nga Kisha Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, preformojë me rastin e 15 vjetorit të krijmit të Fondit Humanitra Malësia me një variete të zgjedhura vallesh nga Malësia e Madhe.

Falemniderit dhe gezuar!
portali “Malësia Org”

Përshëndetje, kishte dërguar dhe portali Malësia Org.” Është ky një jubile i rëndësishëm i kësaj Shoqate, thonë në përshëndetjen e tyre, anëtarët e këtij stafi, të cilën, bashkatëdhetarët tonë e themeluan me qëllim që të ndihmojnë vendlindjen, konkretisht të stimulojnë arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Fondacioni “Malësia”, ishte ai që u dha zemer e jo vetëm zemër, por edhe ndihma konkrete, të rinjëve nga Malësia, për të vazhduar shkollën, në kohën kur Malësinë e kishte kapluar kriza dhe kur të rinjët nuk kishin mundësi as vullnet, të vazhdonin studimet. Falë, këtij Fondacioni, shumë shpejt u rrit numri i studentëve nga Malësia dhe i kuadrove të shkolluar, deri në doktora shkencash. Për të gjithë kontributin që ka dhënë ky Fondacion, duam që t’i përgëzoj dhe t’u urojm jubileun, së pari ne emrin tim personal, thotë njeri prej tyre, Albert Camaj, si shfrytëzues i bursës, por edhe në emër të të gjithë atyre që e shfrytëzuan ndihmesën e vëllezërve tonë, si dhe në emër të portalit “Malësia. Org” e cila,është mirënjohëse për gjithë punën kombëtare që bëri Fondacioni “Malësia”.
Mirënjohje të veçantë meritojnë të gjithë udhëheqësitë e Fondacionit, të cilët me plotë përkushtim dhe sukses e udhëheqen atë, por edhe për donatorët që mundësuan që Fondacioni të plotësojë qëllimet e veta.

BQEIR SINA, New YORK

FOTOGRAFITË KOMENTOJE