Mbaroi sezoni i parë grevave në Karate – Klubi i Karatesë ”Ulqini” vërteton primatin e tij
Më 20 qershor 2009 në Podgoricë u mbajt Kampionati i karatesë së Malit të Zi për fatosa, pionierë të rinj, të vjetër dhe shpresa, ku morën pjesë 21 klube me 243 garues. Në këtë kampionat garuesit e Klubit të Karatesë “Ulqini” u kurorëzuan me plot 40 medalje: 15 të arta, 8 të argjendta dhe 17 të bronzta.
Nga Klubi i Karatesë “Ulqini” u shpallën 12 kampionë të Malit të Zi në disciplinat individuale, ndërsa 3 të tjerë u shpallën kampionë në disiplinën ekipore.
Me këtë kampionat Klubi i Karatesë “Ulqini” përfundon sezonin e parë të garave për këtë vit duke dalur përsëri fitues, si në të gjitha garat deri më tash, në të cilat është zgjedhur gjithmonë klubi më i suksesshëm.
Kampionë të Malit të Zi sipas grupmoshave u shpallën këta garues:
– në grupmoshën e pionierëve të rinj kampionë u shpallën Edisa Shaba dhe Gabriell Bytyçi në kata individuale kategoria absolute;
– në grupmoshën e pionierëve të vjetër kampionë të Malit të Zi në disciplinat individuale në luftëra u shpallën Rexhep Shaba -35 kg, Teufik Shurdha -40 kg, Mark Daboviq +50 kg, Katarina Marnikoviq +40, Izabella Ivanoviq -45 kg, Andrea Llukiq +45, Edon Ceka -40 kg, Bledar Kabashi -50 kg dhe Shpëtim Gjeka -45;
– në grupmoshën e shpresave kampion i Malit të Zi u shpall Albion Duraku -45 kg, si dhe
– ekipi i katave i fatosave në përbërje Nermin Suma, Dorian Veliq dhe Gentian Kaleziq u shpall kampion i Malit të Zi.
Me nga disa medalje të argjendta dhe të bronzta në disiplinat ekipore dhe individuale u kurorëzuan këta garues: Ronald Jacoviq, Ensar Marshiq, Enis Shaba, Ilir Muja, Jehona Musliq, Seida Suma, Antigona Rama, Xhemale Elezi, Gentiana Kuqi, Lulzim Suma, Pavle Pecoviq, Jeton Luka dhe Ramazan Gjeka.
– Sa i përket sezonit të parë të garave për këtë vit, klubi ynë mori pjesë në shumë
gara të karakterit vendor dhe ndërkombëtar, siç janë Kampionati evropian i karatesë në Paris, pastaj turne të shumta mbarëkombëtare e ndërkombëtare në Kosovë, Bosnjë, Maqedoni, Kroaci, si dhe në gara të shumta në Mal të Zi, ku do të veçonim suksesin e arritur në Kampionatin e karatesë së Malit të Zi për seniorë, në të cilin u shpallëm nënkampionë të Malit të Zi në luftëra ekipore. Po ashtu, në shumë turne ndërkombëtare u shpallëm klubi më i mirë, ndërsa garuesit tonë u kurorëzuan, përveç medaljeve të shumta, edhe me titullin e garuesve më të mirë të garës. Jemi të sigurtë që edhe sezoni i dytë i garave do të jetë shumë i suksesshëm për klubin tonë, si në garat vendore, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, falë punës profesionale të ekipit tonë të trajnerëve dhe garuesve tanë, të cilët edhe me këtë garë të fundit vulosën primatin që ka klubi ynë në sportin e karatesë. Shpresojmë vetëm që do të kemi një përkrahje më të madhe financiare, sepse ky është kusht për pjesëmarrje në gara dhe natyrisht edhe për arritjen e sukseseve edhe më të mëdha – thonë nga udhëheqësia e Klubit të karatesë “Ulqini” dhe njëkohësisht falënderojnë të gjithë sponzorët që i ndihmuan e në veçanti prindërit e anëtarëve të tyre.
SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”