Në edicionin e 11-të të Festivalit Këngës magjike 2009 organizuar nga Ardit Gjebrea dhe TVKlan, marrin pjesë dy malësore, përndryshe kushërira në mes veti Liria Dedvukaj-Sinishtaj dhe Aferdita Dreshaj të cilat jetojnë në Michigan të SHBA-së.
Në javën e parë datë 27 korrik u bë prezantimi i 7-të këngëtarëve pjesmarrës të këngës magjike 2009 (nga 57 këngëtar) në mesin e të cilëve ishte edhe këngëtarja jonë malësore Liria Dedvukaj-Sinishtaj në spektaklin “E diela shqiptare” që mbahet çdo të diele në TVKlan udhëhequr nga Ardit Gjebrea. Për të shiquar e dëgjuar kandidatët kliko këtu (kolazhi i javës së parë): http://www.youtube.com/watch?v=AKTpM-3d6JU
Ky festival do të jetë një festival që do të mbahet mend, si festivali i 11-të në RTSH, me surpriza e pjesmarrës përpos nga Shqipëria edhe nga Kosova, Maqedonia e diaspora. Skenografia do të shkëlqej si asnjëherë sërish nga Gaetano Castelli, skenograf i 16-të festivaleve të Sanremo-s, ndërsa me ndriçimin do të merret Franco Ferrari. Vlen të përmendet se këtë vit “Kënga Magjike” do të jetë festivali më i shikuar në televizionet e shqiptarëve, duke qenë se do të transmetohet nga Tv Klan, STV, Tv Klan Kosova, RTV21-Kosovë, Alsat-Maqedoni dhe MTV Balkanica – Bullgari.
Netët e gjysmëfinales do të jenë me datë 19 dhe 20 nëntor, kurse nata finale do ë jetë me 21 nëntor 2009 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Përkrahja dhe mbështetja juej me anë të votimit kontribuon në suksesin e këngëtareve malësore.
Voto Lirin, http://www.kengamagjike.com/2009/index1.htm
Mbas klikut në link do të shfaqen 7-të fotografit e këngëtarëve në mesin e tyre edhe LIRIA, kliko mbi LIRIN dhe seleksiono katrorin për të, duke shkelur më pas butonin Votoj:
Faleminderit që zgjodhët Lirin.