Në listën e këtij viti të udhëheqësve më të pasur të shteteve në botë, kryetari i qeverisë të Malit të Zi Gjukanoviq gjendet në vendin e 22 me 14.8 milion dollar amerikan pasuri personale.
Gjukanoviq është më i pasur se presidenti francez Sarkozi (3 milion) dhe presidenti amerikan Obama (1.3 milion) bashkë.
Listën e udhëheqësve shtetërorë më të pasur e publikoi enciklopedia online Wikipedia e cila bazohet në burime të ndryshme. Wikipedia si burim i pasurisë të Gjukanoviqit mori organizatën joqeveritare amerikane “The Center for Public Integrity” publicintegrity.org .