Kush kërkon pajtim me Serbinë është pjellë e shtrigave

UNMIK-u , EULEX-i e bashkë me ta edhe do farë hijesh, që mbi të gjitha e kanë kolltukun , nuk prajnë së angazhuari për pajtime me shtetin më kriminel në botë.
Duke kujtuar në çdo përvjetorë masakrat që janë bërë në vitet e vrara të Kosovës kudo e në çdo pëllëmbë të këtij trualli shqiptar, njeriu, edhe nëse nuk është shqiptar, rrëqethet nga ato pamje dhe e thotë njëmijë e një herë se gjithë ato krime, vrasje e djegie kufomash nuk do t’i bënte as edhe ushtria e demonëve. Këto krime janë bërë në vitin 1999 dhe dihet se i kreu populli i veshur serb me rroba civile e i renditur në paramilitarë e i përkrahur nga një makineri e tërë vrastare që erdhi në Kosovë për të vrarë , prerë e për të zhdukur çdo gjë shqiptare. Po ta kujtosh vetëm Qyshkun, vetëm Siperantin, Paulantin, Lybeniqin, apo edhe vetëm Poklekun mjafton të mallkosh e të thuash zëshëm se Kush kërkon pajtim me Serbinë është pjellë e shtrigave . Loti e vaji i 20 e më shumë fëmijëve që u vranë e u dogjën në Poklek , më 17 prill të vitit 1999 nga dora kriminele serbe mbetet mallkim për gjithë ata që në emër të ndonjë ardhmërie ftojnë për pajtim. Më kë u dashka të pajtohen shqiptarët e vrarë e të mbetur pa gjysmën e familjes. Të pajtohen me vrasësit e hienat ? Pse u dashka të pajtohen e në emër të cilës ardhmëri?
A nuk u pajtuan paraardhësit tonë me serbët pas luftës së dytë botërore ? U pajtuan dhe çka i priti bijtë e bijat e tyre ? Serbët e vegjël u bënë të mëdhenj dhe rivazhduan rrugëtimin e lugetërve duke kërkuar e duke pirë gjak fëmijësh në Poklek , Qyshk, Siperant, Krushë e gjetiu kudo në Kosovë. Me lugetërit le të pajtohen bijtë e shtrigave dhe ata që kanë gjak të dyshimtë se gjaku shqiptar nuk lejon pajtim me ata që vranë , prenë e dogjën fëmijë. Loti e thirrja e atyre fëmijëve “O kuku bre nënë” para bombave e rafalëve serbe do të jetë mallkim mbi kokat e atyre që duan “pajtim” me ata që na vranë e prenë pas Luftës së Dytë Botërore në emër të zhdukjes së “armiqve”, që vazhduan të na vrasin edhe në dekadën e fundit të shekulli të kaluar, e që nëse u vjen dita e koha do të na vrasin edhe në gjithë dekadat e shekujt në vijim.
Rrahman Jasharaj

KOMENTOJE