Dinosha: Malësorët do të mund të deklarohen me referendum për Tuzin

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëherësh ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi të martën theksoi se në mandatin e ardhshëm Komuna Urbane e Tuzit do të organizojë referendum, në të cilin qytetarët e Malësisë do të deklaroheshin se a dëshirojnë të jetojnë në komunën e pavarur apo jo.

Dinosha tha se pikërisht lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq e garanton një skenarë të këtillë.

Sipas Dinoshës, oferta e PDS ka qenë më e mira për shqiptarët, duke theksuar se referendumi është qasja më e mirë dhe më demokratike për të realizuar interesat e shqiptarëve në zonën e Malësisë.

Dinosha i ka akuzuar partitë tjera shqiptare se nuk ofrojnë asgjë. Ndërkaq, ato kanë refuzuar ofertën e UDSH për organizimin e referendumit, por në anën tjetër nuk kanë propozuar ende asnjë alternativë. /Koha Ditore/

KOMENTOJE