Trojet etnike shqiptare ishin bashkë në Dukagjin

Për të kremtuar në mënyrën më madhështore 10 vjetorin e punës, 99 vjetorin e kryengritjes në Malësinë e Madhe dhe 100 vjetorin e lindjes së humanistes së madhe nëna Terezë , Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” kishte ftuar në Manifestimin Tradicional “Zëri i Vëllazërisë”edhe Shoqatën Atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra , Ansamblet “Visaret e Kërrabës” nga Tirana, “Majat e Karafilave” nga Plava e Gucia, “Shpëtimi” nga Medvegja e Kosovës Lindore, artistë e këngëtarë nga Malësia e Madhe, Ansambli Autokton “Rugova”, Ansambli “Selman Kadrija” nga Burimi e shumë këngëtarë, artistë e valltar nga qytetet e Kosovës dhe këngëtarin e njohur nga Kumanova Salim Arifi. Ky Manifestim kishte hasur në përkrahje modeste, por me plot zemrën nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, nga nënkryetari i Burimit Haki Rugova, nga kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj, nga veprimtarë nga këto tri komuna të Dukagjinit dhe nga veprimtari Gjon Pashk Dedvukaj. Për ta ruajtur një zakon të vjetër të këtyre trojeve ishin kujdesur edhe Shaban Lajçi nga SHBA e Naim Lokaj nga një fshat i Deçanit. Ata kishin siguruar e dhuruar duhan e nga një pije freskuese për gjithë pjesëmarrësit e Manifestimit në rrugëtimin e tyre nga njëri në qytetin tjetër të Dukagjinit. Moment interesant i ditës së parë në këtë Manifestim ishte kur pjesë e festës , në mënyrë spontane, është bërë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu me bashkëpunëtorët. Zyrtarët e lartë të komunës së Burimit duke parë gjithë këtë gjallëri kanë propozuar që Manifestimi të jetë tradicional edhe për këtë komunë.

“U kemi ndarë mirënjohje shumë veprimtarëve e Ansambleve që madhështuan festën tonë të përbashkët. Respekt për Gjon Pashk Dedvukajn, për kuvendet komunale të Pejës, Burimit e Deçanit, respekt edhe për të tjerët, që në mënyrë simbolike e modeste ndihmuan që kjo festë ta ketë gjithë këtë madhështi e kolorit të veshjeve të bukura kombëtare”, ka thënë kryetari i Shoqatës, Ukshin Jashari në mbyllje të ditës së dytë të Manifestimit.
Pjesëmarrësit e “Zërit të Vëllazërisë” kanë vazhduar me programin festiv edhe në ambientet e restorantit “Afërdita” të vëllezërve Lukaj. Kishte udhëtuar nga SHBA-ja, File Dreshaj, bashkëshortja e veprimtarit Martin Dreshaj, emrin e të cilit me krenari e mban Shoqata për të shprehur krenarinë dhe respektin për gjithë këto aktivitete. Ishte kjo një mbrëmje e bukur dhe , krahas një darke në një vend e në një sofër, vëllezërit nga trojet etnike kanë vazhduar të shpalosin vlera të bukura të folklorit tonë të pasur shqiptar.
Qytetarët e Pejës, Burimit e Deçanit me admirim kanë përcjellë paraqitjet e bukura skenike të valltarëve e këngëtarëve Prekë Mrisha, Ndue Shytani, Fran Kodra , Pëllumb Vrinca, Sandër Gurra nga Shkodra, aktorit Emiliano Palali, të këngëtarit e aktorit Anton Lulgjuraj, të grupit të këngëtarëve nga Medvegja, të Ansamblit të shkëlqyer nga Plava e Gucia , të valltarëve të Ansamblit “Rugova” dhe të atyre nga Ansambli “Selman Kadria” e Dervish Shaqa. Janë mahnitur edhe me ekspozitën e pikturave të piktorit të talentuar nga Shkodra, Eduard Pecajt e artistit Emiliano Palali. Për pjesëmarrësit nga trojet etnike e bukur e plot ngjarje festive ishte edhe dita e dytë e këtij Manifestimi. Ata janë gjendur mes veprimtarëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal e qytetarëve të Deçanit për të bërë homazhe të përmendoret e dëshmorëve në këtë qytezë e për t’u gjendur pastaj në Gllogjanin e historisë. Pas homazheve te Varret e Dëshmorëve të Kombit bashkë me banorët e Gllogjanit ata janë gjendur në takim me Bacën Hilmi për t’i shprehur respektin e trojeve etnike kësaj familje të madhe. Baca Himi është ndalur me ta për të këmbyer përshëndetje e dhurata. “Jam i lumtur kur ju shoh kështu bashkë vëllezër e motra nga trojet etnike dhe Shoqata që po organizon Manifestime të tilla meriton gjithë respektin tonë. Duke vënë lule mbi varret e dëshmorëve e duke lartësuar kujtimin për ta nderojmë kombin tonë”, u ka thënë mysafirëve të tij Baca Hilmi e pastaj ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Shoqata dhe trojet etnike drejtuar familjes Haradinaj për sakrifica sublime në shërbim të lirisë së kombit dhe atdheut. Mirënjohje të veçanta për këtë familje kanë ndarë edhe Shkodra, Tirana e Kosova Lindore. Pjesëmarrësit e kësaj feste pastaj janë kthyer në Deçan dhe në Pallatin e kulturës “Jusuf Gërvalla” kanë shpalosur pjesën tjetër të programit artistik me këngë, recitime e valle të bukura shqiptare. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka përshëndetur Manifestimin dhe ka ftuar pjesëmarrësit nga trojet etnike që edhe në të ardhmen të jetë bashkë në festa e gëzime duke prezantuar e ruajtur me dashuri folklorin dhe këngën e pastër shqipe. Ai pastaj ka pranuar mirënjohje nga organizatori i Manifestimit dhe Shoqatat e Ansamblet pjesëmarrëse. Me mirënjohje janë nderuar edhe Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Shoqata i ka shprehur respekt gjithë djelmoshave të Deçanit që ishin angazhuar aq shumë në mirëvajtjen e këtij Manifestimi e veçmas luftëtarit e veprimtarit për çështjen kombëtare, Avdyl Mushkolajt. . Moment i bukur i kësaj feste të madhe ka qenë edhe ndarja e një mirënjohje të veçantë për portalin malësia.org nga organizatori dhe Ansamblet e Shoqatat pjesëmarrëse nga trojet etnike për me motivacionin se ishte dhe mbetet një dritare e bukur e së vërtetës për Malësinë. Kjo media elektronike ka nderuar publikisht gazetarin e saj nga Kosova me një dhuratë fortë të bukur dhe domethënëse dhe organizatorin me një fotografi – vepër madhështore të flamurit kombëtar në Deçiq. P Veprimtari Naim Martinaj nga Vuthajt në mbyllje të Manifestimit ka lavdëruar angazhimet vëllezërve Jasharaj , të anëtarëve të Shoqatës dhe të institucioneve lokale e individëve dhe ka bërë ftesë që Manifestime të tilla vëllazërore të mbahen edhe në trojet tjera etnike.

Në këtë festë kryetari i Shoqatës “Atdhetare “Dukagjini”, z. Nue Sanaj, ka marrë titullin e nderit “Çmimi Martin Dreshaj”. Ai i emocionuar ka premtuar se, edhe për kundër moshës që ka, do të jetë gjithmonë në krye të këtyre angazhimeve të përbashkëta vëllazërore pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla në rrugëtimin drejt bashkimit të kombit.

Rrahman Jasharaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE