Senaca e dytë e Kuvendit të Komunës Ubrane të Tuzit

Senaca e dytë e rregulltë e Kuvendit të Komunës Ubrane të Tuzit u mbajt ditën e hënë, më 26. 07. 2010.

Para aprovimit të rëndit të ditës, i cili ishte mjaft i ngushtë, pati një sëri reagimesh procedurale, së pari nga Vasel Sinishtaj e pastaj nga Nikollë Camaj.

Sinishtaj reagoi lidhur me afatin e shkurtër për konvokim të seancës i cili ishte më i shkurtër se çka është i paraparë me Rregulloren e punës të Kuvendit të KU Të Tuzi dhe lidhur me emërtimin e pikave të rendit të ditës.

Ndërkaq Nikollë Camaj reagoi lidhur me ikonografinë në sallën e Kuvendit, konkretisht me prezencën joligjore të flamurit boshnjak në sallë dhe lidhur me mungesën e pikës që do të mirrej me organizimin e referendumit për komunë të plotë, mbështetur në Vendimin e nxjerrur në seancën e fundit të përbërjes së vjetër të Kuvendit. Lidhur me çështjen e dytë, Camaj tha se përgjegjësia politike për organizim të refrendumit për ndrrim të statusit të komunës urbane në komunë të plotë, është mbi ata që e kanë shumicën, por përgjegjësi morale mbetet edhe mbi ne, si propozues, që të bëjmë çmosin që ta detyrojmë shumicën që të zbatojë vendimet e këtij kuvendi. Ai e ftoi këshilltarin Sinishtaj, si idetaor të vendimit, që të propozojë, me procedurë të përshpejtuar, një seancë të re, pasi që opozita ka një të drejtë të tillë pasi që i ka një të tretën e këshilltarëve.

Duke potencuar respektin për pakicat që jetojnë në Malësi, për ndjenjat e tyre nacionale dhe për simbolet e tyre, Camaj shtoi se është më i bindur se flamuri boshnjak, në këtë sallë, është i vëndosur kundra ligjit dhe nën presioni-shantazhin politik të partisë boshnjake. “Ligji është i qartë kur thotë se, aty ku pakica është shumicë, ka të drejtë të përdorin simbolin e vet, por jo edhe pakica në pakicë. Dua të ju them kolegve të mi boshnjak në këtë sallë se me përqindje jemi më shumë në Podgoricë seç ka boshnjakë në Tuz, prandaj do të duhej që në të njëjtën mënyrë të sigurohet që flamuri shqiptar, e edhe ai boshnjak, të gjindet edhe në sallën e kuvëndit të Podgoricës, e ajo mund të arrihet përmes ndryshimit të ligjit. Deri atëherë unë do të them se ky flamur nuk e ka vëndin këtu. Pra duhet të rrespektojmë ligjin, e jo të respektojmë marrveshjet politike, në dam të asaj çka ashtë ligji. Prandaj, zoti kryetar i parlamentit, ju keni qënë kritikuasi më i ashpër i koalicionit tonë, gjegjësisht përkrahjes që na ka dhënë partija socialiste popullore në mandatin e kaluar, por dua të ju perkujtoj se perkrahja e SNP-së kurr ska qënë në atë drejtim që të dëmtojë identitetin tonë nacional në Tuz. Nëse ju keni kushtezime politike, që me kushtezime politike të theni ligjet, atëherë bani gabim. Aq më parë kur as nuk keni nevojë, sepse, dua të ju them edhe ata që mua politikisht nuk më ka pëlqyer. Në zgjedhjet që i keni pas këtu, për kryetarë te Komunës dhe të Kuvendit , keni marr vota ma shumë se çka është shumica, e kjo e deshmon se nuk keni nevoj që dikush të ju kushtëzoi, pasi që siç shihet, ju i keni njerëzit tuaj ndër ne”.

Pas aprovimit të rendit të ditës, kësaj çështje do ti kthehet Vasel Sinishtaj, i cili, në përkrahje të reragimit të Camaj, pati një debate të ashper me kryesuasin e sencës, z. Kajoshaj, çka edhe shkaktoi që ai, se bashku me këshilltarët e IQ, të lëshojnë seancën, duke paralajmuruar bojkotin edhe në të ardhmen, derisa aty të gjindet flamuri boshnjak.

Shumica e re e Kuvendit të Komunës urbane plotësisht e arseytoi prezenecën e një ikonografie të tillë dhe ftoi në tolerancë e mirëkuptim, në mënyrë që ne pakicat të mos ia vështirsojmë njëni tjetrit. Fadil Kajoshaj the se çështja e flamurit boshnjak, me siguri, do të zgjellet në baz të ligjit, ndërkaq, Nexhat Dresheviq nga Partia boshjake, tha se flamuri boshnjak mund të dalë nga ajo sallë vetëm së bashku me atë shqiptar.

Camaj, një mesazh të tillë e çmoi si cenim flagrant të të drejtave të popullatës autoktone, shumicë në këto troje, që do të duhej të ishte e papranueshme edhe për UDSH, por si duket, shantazhet politike të kësaj partie vetëm se janë në fillim.

Pastaj filloi puna sipas pikave të rendit të ditës, me çrsat u formuan klubet e këshilltarëve, siç vijon: DPS, kryetar Dr. Halil Dukoviq, anëtarë Radovan Nikçeviq, Naser Krkanoviq, Gjon Gjelaj, Dr. Omer Axhoviq;

UDSH, kryetar Enis Gjokaj , anëtarë, Fadil Kajoshaj, Anton Lucaj, Enes Lulanaj;

Partija Boshnjake,kryetar Sabahudin Mustafiq, anëtarë Dr.Nexhad Dresheviq;

Iniciativa qytetare, kryetar Smail-Maliq Çunmulaj, anëtarë, Vasel Sinishtaj, Rexhep Gjokaj, Lindon Gjelaj;

Alternatiiva shqiptare, kryetar GjergjCamaj, anëtar, Mark Lucgjonaj

Partia social-demoktrike dhe Lista për Tuzin formuan klubin e përbashkët, kryetar është Muhamed Gjokaj ndersa anëtar Musaja Pepiq.

LD nuk ka mundesi te formoj klub, e as SNP.

Në vazhdim u aprovua Vendimi mbi forumet punues të Kuvendit, çka shkaktoi edhe një polemikë tjetër midis Kolë Lulgjuraj e Fadil Kajoshaj, kur Lulgjuraj kërkoi formimin e një forumi për bashkëpunim me diaporën, çka Kajoshaj kundërshtoi. /Albert Camaj/

KOMENTOJE