Sot (mërkurë) në Tuz u mbajt seanca e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të KU të tuzit, e cila siç ishte paralajmëruar më parë u mbajt me procedur urgjente me inisiativën e kryetarit të KU të Tuzit

Kjo seancë kishte vetëm një pikë të rendit të ditës- vënia jashtëfuqie e vendimit për mbajtjen e referendumit për deklarimin e lirë të qytetarëve lidhur me statusin e trevës së Malësisë, respektivisht se në çfarë komune dëshirojnë të jetojnë qytetarët e kësaj treve. Ky vendim ishte miratuar nga përbërja e kaluar e Kuvendit të KU më 14 maj të këtij vitij.Me të këtë vendim ishte paraparë që referendumi i paralajmëruar të mabhet më 8 gusht të këtij viti, mirëpo Kuvendi në përbërje të re, në seancën e mbajtur sot, e miratoi vendimin për anulimin e vendimit të miratuar nga përbërja e kaluar e Kuvendit. Seanca e sotme, ishte mjaft interesante , me polemika kohë pas kohe mjaft të ashpra, pasiqë këshilltarët opozitar, të cilët në përbërjen e kaluar përbënin shumicën, e kundërshtuan tentativën e koalicionit në pushtet për anulimin e këtij vendimit.Ata vlerësuan se pushteti aktual do të duhej të miratoj vendimin për mbajtjen e referendumit për komunën e plotë të Malësisë, duke caktuar datën e mbajtjes së tij.

Njëkohësishtë përfaqësuesit e kolaicionit në pushtet në arsyetimin e tyre , pohojnë se ende nuk janë pjekur kushtet për mbajtjen e referendumit, pasiqë, koalicioni “për tuzin evropian”, do të mbaj referendumin brenda afatit katërvjeçar. Mirëpo, nga klubet opozitare paraqiten mjaft skeptik sa i përket respektimit të kësaj marrëveshje , pasiqë , siç vlersëojnë ata, marrëveshjet e ngajshme nuk janë respektuar ndonjëherë më parë.

Seanca ishte , në momente mjaft e tensionuar, pasiqë dallimet ndërmjet dy blloqeve politike, pozitës dhe opozitës, janë tepër të mëdha sa u përket çështjeve madhore për qytetarët e Malësisë.

Edhe në këtë seancë, çështja e flamurit boshnjak ishte në fokus të interesimit të disa këshilltarëve opozitar, të cilët gjithënjë kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështje në vijën ligjore ,ose në të kundërtën nuk e ka vendin në sallën e Kuvendit të KU. Këshilltari i LD në MZ apeloi në partnerët e koalicionit, në veçanti në UDSH, të mos jenë viktim e kushtëzimeve të Partisë boshnjake, por të kontribuojnë më, para sëgjithash, ruajtjen e identitetit kombëtar, që duhet të jetë çështje e të gjitha çështjeve në këtë teritor, me shumicën autoktone të popullatës shqiptare, e që kryesishtë është edhe qendrim i klubeve të këshilltarëve opozitar në Kuvend.

Në anën tjetër, përfaqësuesit më të lartë pushtetit aktual thirren gjithënjë në ruajtjen e bashkëjetesës dhe të natyrës multikonfesionale dhe multinacionale të popullatës në trevën e Malësisë e që është virtyt i njohur në këto hapsira.

Pas debateve të shpra dhe të shumta për dhe kundër kësaj çështje, këshilltarët e shumicës parlamentare (PDS, UDSH dhe partisë boshnjake) votuan për anulimin e këtij vendimit, të miratuar në seancën e Kuvendit më 14 maj, kurse këshilltarët e ASH dhe IQ ishin kundër. Këshilltari i LD në MZ dhe ai i PSP, dualën jashtë nga salla e Kuvendit në momentin e votimit, duke mos dashur te behen pjese e kesaj farse, ku votohet kundra te drejtave të Malësisë, kurse këshilltari i PSD dhe i Listës për Tuzin që e përfaqëson Muhamed Gjokaj ishin të përmbajtur.

Kështu, ky propozim e fitoi shumicën e duhur, ashtuqë sipas vendimit të miratuar nuk do të mbahet referendumi më 8 gusht, kurse qytetarët e Malësisë do të presin gjithënjë, siç pohon koalicioni në pushtet, deri në fund të këtij mandati i cili skadon në vitin 2014, për tu deklaruar në këtë mënyrë se në çfarë komune dëshirojnë të jetojnë. /Albert Camaj/

KOMENTOJE