Kryetari i UDSH-së dhe ministër në qeverinë malazeze Ferhat Dinosha për gazetën malazeze “Vijesti” thotë se “Lista për Shqipërinë Natyrale” nuk ka përkrahjen te shqiptarët në Mal të Zi dhe se nuk beson në rritjen e rrymave radikale të shqiptarëve në Mal të Zi.
Dinosha kishte thënë se nuk e kupton paralajmërimin e kësaj Listë se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 shteteve në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi) dhe e vlerëson si të joserioze de të parealizueshme.
Ngjashëm ka reaguar edhe kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj i cili tha se teza e “Listës për Shqipërinë Natyrale” është jo-natyrale.
“Nuk ka pse Mali i Zi të frikohet nga Shqipëria” thotë Gegaj dhe shton se “ne e kemi vërtetuar se jemi shtete mike”. /Vijesti – Malesia.Org/