Në Mal të Zi do të duhej të organizohej referendum në të cilin shqiptarët do të deklaroheshin nëse duan të jetojnë në shtetin e përbashkët me bashkatdhetarët e tyre, ka vlerësuar kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj.
Ai ka deklaruar për të përditshmen podgoricase “Vijesti” se në Mal të Zi do të mund të rritej mbështetja për shtetin e përbashkët shqiptar nëse pushteti vazhdon të injorojë problemet e shqiptarëve në Mal të Zi.
Ai ka hedhur poshtë kritikat e politikanëve shqiptarë, duke theksuar se disa prej tyre nuk e mbështesin Listën, sepse kanë frikë se mund të prishin marrëdhëniet me qeverinë malazeze.
“Ekziston një mënyrë e thjeshtë që në Mal të Zi që të vlerësojmë mbështetjen e shqiptarëve për Listën tonë, e ai është referendumi”, ka theksuar Danaj.
Sipas tij, kur është themeluar Lista për Shqipërinë Natyrale në sallë kanë qenë 45 shqiptarë nga Mali i Zi.
“Ndoshta dikujt ky numër sot mund t’i duket i vogël, por nga sjellja e shtetit ndaj të drejtave të shqiptarëve varet nëse këta njerëz do të mbesin pakicë apo mendimin e tyre do ta ndajnë shumica e bashkatdhetarëve në Mal të Zi”, ka thënë Danaj. /Telegrafi/