Përmbytjet në Nënhelm – Malësi, gjendje kritike (foto+video)

Tuz, Malësia – Sot stafi i portalit tonë Malesia.Org shkoi që nga afër të shohin situatën tejet të rënduar nga përmbytjet në fshatin Nënhelm.
Banorët e këtij fshati shprehen se gjinden në një situatë tejet të vështirë dhe dëmet materiale janë shumë të mëdha. Përveç dëmeve në prodhimet bujqësore dhe në ushqimet për bagëtinë, që tashme i kanë evokuar, dëmet më të mëdha janë në shtëpitë e përmbytura ku janë shkatërruar pothuajse të gjitha ornamentet e mobilet brenda shtëpive. Janë rreth 30 shtëpi të prekura nga përmbytjet.
Sipas parashikimeve të autoriteteve përkatëse, gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë pasi niveli i liqenit të Shkodrës gjithnjë po rritet. /Malesia.org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO: http://youtu.be/JTWYAwpVHa8