Promovohet në Tuz libri Malësia e Madhe ndër shekuj i autorit Sokol P. Lulgjuraj

Në lidhje me këtë libër folën prof. dr. Palokë Berisha, pastaj publicisti Ndue Bacaj nga Kopliku dhe autori Sokol P. Lulgjuraj, profesor i pedagogjisë.
Libri “MALËSIA E MADHE NDËR SHEKUJ”, është i formatit A4, i cili përmban 481 faqe, me 1036 fotografi, dhe 31 kapituj me nënkpituj të ndryshëm.
Botues i librit është vet autori Sokol P. Lulgjuraj, redaktor dhe lektor Fran Gjokaj, si dhe fotografitë nga Sokol Lulgjuraj dhe Shtjefën Ivezaj.
Në fund autori i librit fitoi edhe një mirënjohje nga ana e pronarit të Muzeut Etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj.

Prof. dr. Palokë Berisha, në lidhje me librin tha se për Malësi të madhe deri në vitin 1990, numri i veprave të publikuara është i vogël, ndërsa pas ramjes së diktaturës komuniste, botohen një numër i konsideruashem veprash, ku sipas tij çdo autor përpiqet të trjatojnë probleme me kufitë e përgatitjes shkollore, nganiher edhe pa e arsyetua metodologjinë e pedagogjisë. Ai po ashtu përmendi edhe disa autor që përshkruan Malësinë e madhe, ose pjesët e sajë. Vënd të vacantë me plot meritë, thot Palokë Berisha, autori i jep edhe formimit të Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi, si subjekt politik i cili, i vetmi, me dinjitet, tash 20 vite po i mbron të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, duke i veçuar themeluasit e sajë.

Fjala e Ndue Bacaj: – publicist-Studiues
LIBRI “MALESIA E MADHE NDËR SHEKUJ” E PROF. SOKOL LULGJURAJ, PLOT RREZE DRITE PËR HISTORINË E TROJEVE TONA ETNIKE.
Përshendetje vëllazërore të gjithve, por në veçanti autorit të librit “MALESIA E MADHE NDER SHEKUJ”, prof. Sokol Lulgjuraj i cili me veprën e tij na bëri të mblidhemi në këtë auditor si dikur rreth VOTRËS sonë. Rreth asaj VOTRE që ishte shkolla dhe katedra jonë mijëra vjeçare e edukimit dhe transmetimit të vlerave më të mira brez mbas brezi deri në ditët e sotme.
Malësia e madhe ndër mote e sot ka qënë një gurrë e pashterrur për studiues, historian, albanolog e të tjerë që kanë mënduar se kanë diçka të thonë, për këtë trevë simbol të vlerave më të mira të shqiptarisë.
Para rrëzimit të murieve politike dhe ideologjike shumë vepra dhe autore kanë qënë të ndalura në Shqipërinë “lodineze” të 1913, ndoshta për të vetmin faj se ata Malësinë e Malsorët i kishin kryefjala e çdo studimi apo vepre të tyre.
Në klimën e re të demokriacisë pas vitit 1991 malsorët patën rastin të njihen me dhjetra vepra, që i kushtoheshin Malësisë së Madhe në veçanti dhe Gegnisë së moëme në përgjithsi, ku shumica e autorëve kishin qënë studiues, historian e albanolog nga më të njohurit e Europës e më gjërë. Në këto vite të reja Malësisë ju shtuan edhe dhjetra libra, studime, shkrime e dokumentare që i kushtohen Votrës sonë me prush të pashuar atdhetarie. Çdo libër apo rrjesht që i kushtohet Malësisë. Është një rreze drite më shumë për për vlerat dhe historinë e sajë, pasi siç dihet Malësia për dritë ka nevojë, se errsira nuk i ka munguar ndër shekuj. Për hir të vërtetës duhet thënë se ka edhe autor që duke shkruar për Malësinë, më shumë kanë marrë nga Malësia se i kanë dhënë asaj, ndërsa profesor Sokol Lulgjuraj me vpren e tij “MALESIA E MADHE NDER SHEKUJ”, hynë në elitën e atyre që e nderojnë dhe i japin Malësisë, madje mendojmë se me këtë libër prof. Lulgjuraj i ka dhënë Malësisë (e Shqipërisë) plot rreze drite, që ndriçojnë vlera të rëndësishme të historisë, të cilat në kapercyejt shekujve (të së kaluarës) dhe sot në shoqërinë e konsumit rrezikohen të mbesin pëng i harresës… Libri “MALESIA E MADHE NDER SHEKUJ”,, nuk është vetëm një vepër historike, por është më shumë se kaq, pasi vlerave dhe virtyteve që mbajtën gjallë kombin tonë u bënbë jo vetëm një trajtim historik, por mbi të gjitha një trajtim analitik-filozofik e shpirëtërorë. Vet autori (prof Sokoli) e njofton këtë në parathenjen e librit kur shkruan: “ Në këtë vepër kam synuar të përshkruaj jetën e Malësisë ndër shekuj, por jo me synim kryesisht historik, por qellimi kryesor është të përshkruaj rrënjet e asaj force të madhe e cila ishte në gjëndje të mbajnë gjallë në shekuj jo vetëm gjuhën tonë, por edhe traditat tona, dy shtyllat kryesore me anë të cilave mbahet identiteti ynë kombëtarë”. Për të ndërtua këtë vepër historike me rrënjë filozofike, djali i Votrës së Malësisë Sokol Lulgjuraj, pa u lodhur si një “bletë” puntore ka mbledhur nektarin shumë-shekullorë të trojeve tona, duke filluar në fusha, kodra e mbi të gjitha në male, atje ku kishin gjetur siguri zogjtë e shqipes të ndërtojnë çerdhen e tyre të trashigimisë. Gjithashtu në këtë libër profesori ka sjellur edhe nektarin e studimeve, librave, gojëdhaënave apo tregimeve të ndryshme që i ka paraqitur me dashuri e respekt për autor të cilave duke ju referuar, të dukën sikur i bënë bashkautor e jo si referenca. Libri është befasuas që në ballinën e kopertinës që tregon një shkëmbë të madh të “gërryer” nga motet, por të palëkundur nga shekujt si vetë Malësorët e këtyre trojeve shqiptare. Këtë shkemb të duket sikur e bënë të flas prof. Sokol Lulgjuraj me poezin e tij të titulluar “Piktura e Diellit dhe Hija e Shpirtit”, ku disa nga këtë vargje nuk mundem pa i lexuar:

“Mbi shkëmbë
Në librin e historisë
të malësorve të Malësisë
rrezja e djellit
dhe hija e shpirtit
pikturon-pikturën
e amanetit të të parëve…”

Sa bukur autori e fillon librin me toponimin e shkembit PEUTA, një “sinonim” i emrit të mbretereshës ilire Teuta, me një histori mbi 2200 vjeëare, për të vijuar me trashigimtarin e frontit të mbretit të fundit ilir Gentit, i cili shënon kufirin e 2178 viteve më parë ( viti 168 para Krishtit), si dhe simbolin e lundres ( të fisit ilir të Labeatëve) në monedhat e kohës. E pastaj vijon me vlera qytetrimi, ndërtimi e zhvillimi, si me qytetin dhe fortesën e Meteonit (Medunit), Diokles, qytezen e Dinoshë etj, të cilat kanë një moshë mbi dy mijë vjeçare. Por në libër përshkruhën edhe gjurmë jete (primitive) mbi trojet tona shumë më të hershme, që gjenden në shpella dhe në toponime apo mikrotoponime të Malësisë etj.
Është ky qytetrim e zhvillim i torjeve iliro-shqiptare që e përshkruan si të “shkatërruar” professor Xhuzepe Xhelcik në vitin 1899, kur shkruan: “ I zgjuar nga natyra dhe i paisur me një shije të jashtzakonshme, shqiptari i kishte stolisur qytetet e veta me monumente artistike shumë të çmuara, të cilat u zavëndësuan pa shënjë e pa duke nga kulla ciklopike zetjane dhe nga ledhet mbrojtëse venedikase.
Shto edhe goditjen e pa mëshirë që i shkaktuan shpatat dhe zjarret përpirëse të çdo gjeje.
*1. Ky liber i shoqëruar edhe me fotografi të mrekullueshme të duket sikur na e “ringjallë” këtë qytetrim të shekujve. Ndertimi i këtij qytetrimi e zhvillimi nuk mund të ishte spontan, por kishte një infrastruktur të lartë edukimi të trashiguar nga njëri brëz në tjetrin, ndaj për këtë në libër ka një kapitull të veçant, që fillon me “universitetin” e jetës, me edukimin nëpërmjet shembujve, si dhe me rolin e prijesve, klerit etj. Një nga vlerat më të rëndëishme Etiko-morale të malësorve, në libër paraqitet SHKOLLA E VOTRES, e cila ishte metoda më e aftë për ti a dalë qellimit edukativ, ndër malësitë tona, ku shkollë e
kateder ishte asohere VOTRA mikrpitëse, ku mësues ishte tata, edukatore lokja finike, libër kanuni e rapsodi, kalëm lahuta e çiftelia, biblotek kallximet e pleqve, disiplinë respekti ndaj të moshuarve, e nderimi ndaj grues e motrës. E plotësojshin kuadrin edukativ përrallat, lojet vajtimet mitologjitë, bestynit etj. Pra në mungesë të bankave të shkollës, në shkollën e VOTRËS, mësohej për burrërinë, nderin, besën, trimërinë, urtinë, dashurinë për vëndin e për vatanin, mësohej për bujarinë mikpritjen, shpirtmadhësinë, faljen e pajtimin..
*2. Ky kapitull i librit shoqërohet me shembuj konkret të këtij edukimi tradicional të brezave të Malësisë e më gjërë.
Shembujt janë konkret me emra vëndesh dhe malsorësh të shquar. Një vënd i rëndësishem i kushtohet edhe njohjes së Brëzave të cilët fillojnë me Gjon Kastriotin, babin e simbolit hyjnorë të racës sonë, Gjergj Kastriotin, për të vijuar me ato të Malësisë Madhe sipas Maleve… VIRTYTET më të njohura kombëtarisht dhe nderkombëtarisht të trevës së Malësisë si respekti, Besa dhe Mikpritja janë trajtuar filozofikisht dhe me shëmbuj, ne po paraqesim vetëm tre: Hulumtuesi dhe dijetari Franc Nopça në vitin 1905 kërkohej të arrestohej nga turqit, por ai ishte strehuar në besë të shkrelasit Syn Doda. Turqit për të detyruar këtë malësorë të dorzonte mikun austrohungarez i kapin të vëllanë Gjok Dodën, lirimin e të cilit e kushtëzojnë me dorzimin e Franc Nopçës. Syn Doda nbuk prënoj dhe deklaroi: “më mirë të mos shoh kurr më vëllan (Gjokën), se sa të dorzoj tek turqit mikun në Besë …
*3. Dod Smajli Gjeloshaj i Trieshit kryen aktin sublimë të vetflijimit, në mbrojtje të një malazezi që i kishte kërkuar Besë. Ndërsa Kastratasi Nikoll Marku Haxhaj natën e Shën Markut (ME 24 PRILL 1939), për të shpëtuar miqt nga një bume (granat) që ishte hellur për qjef, por fatkeqsisht nuk e kishte kaluar prakun e konakut, hillet mbi bume me trupin e tij duke shpëtuar miqt, por duke sakrifikuar vehtën. Besa ishte një akt madhor i cili nuk kishte vetëm vlera të ngushta në mes njerzve, ajo ndër shekuj ishte kthyer në një institucion organizativ e jetësor për trevat e Malësisë e më gjërë. Pikërisht kjo ka qënë arsyeja që autori në libër na sjell në kujtes dhjetra kuvënde e beslidhje, që fillojnë të paktën që me beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), për të vijuar me ato të shekujve më pas me kulme: Lidhjen e Prizrenit (1878), Kuvëndin e Greçës (1911), që lindi si program politik mvehtesie në zjarrin e kryengirtjes antiotomane. Kuvëndet e beslidhjet nuk rreshten asnjeherë, deri tek Beslidhjet antifashiste e antikomuniste të viteve 1941-1943, si dhe Beslidhjet kunder gjakmarrjes në Malësi, si ajo e vitit 1970 në Tuz dhe ajo e vitit 2005 në Hot etj. Në libër kanë gjetur vënd edhe aftesit teknike e shkencore të malësorve nder shekuj, gjë e cila fillon që nga ndertimi i banesave primitive, Kasolleve, e deri tek Kullat dhe mjeshtria gurgdhedjes, drugdhedjes etj.
Të gjitha këto të shoqëruara me fotografi brilante dhe emrat e mjeshtrave. Gjithashtu nga këtë mjehstri kanë “lindur” edhe shumë orendi shtëpiake si gaviçi, buliara, sheka, tpini, qethi, sofra, magjia, lugët, etj, e deri tek DJEPI, që është simboli ku përkundeshin dhe rriteshin me këngët e trimërisë e dashurisë së nënave malsore, dragoit e zanat e maleve shqiptare. Objekt i kësaj mjeshtrije kanë qënë edhe Lahuta, Çiftelia e vegla të tjera popullore, që shoqëruan jetën e këtyre trojeve në ditë të mira dhe të vështira. Mjeshtria e punës së dorës e femrave malësore e ka qëmnë nder shekuj e njohur. Qëndisjet me rruaza, me fije pejnash, me ngjyrna e deri me fije ari etj, kanë zbukuruar veshjet e femrave si rubat, çorapet, brezat, këmishat, e deri te xhubleta famëmëdhaja. Po kështu nga kjo pundore kanë dalë edhe shumë veshje e zbukurime, për burrat, me të cilat shpesh krenoheshin gratë në mes tjetrës. Të gjitha këtyre mrekullive të dorës e mendjes si “amazonave” të Malësisë që përshkruhen u japin “jetë” edhe fotografitë e mrekudhuashme që shoqërojnë faqet e këtij libri. Është me vlera të theksohet se në këtë libër memorizohet edhe tradita e njohur e mjeksisë popullore. Në libër përshkruhet edhe flora e fauna e Malësisë, si dhe vëndburimet e ujit me në krye lumin e Cemit.
Një rëndësi të veçantë këtu merr organizimi i jetës në familje, por edhe jasht saj. Organizimi paraqitet në kuptimin material, por edhe në atë psiko-filozofik.
Është me vlera të shënohet se virtyte dhe vlerat më të larta të Malsorit kombinojnë hijeshëm me pamjen e tij fizike, që ja kishte fal zoti races sonë.
Për këtë një ndër gazetart, publicistet dhe historianët me më të njohur të shekullit XX shkruante: Malësori i veriut është një njeri fizikisht i bukur… I skalitur në tiparet e ashpra, burrërore, në të gjitha shprehjet e tij… Shqiptari i veriut (malësori) ka virtyte homerike të guximit dhe trimërisë…
*4. Të gjitha këto virtyte malësori e shqiptari i ka demostruar jo vetem në paqë, por mbi gjitha gjatë luftrave mbrojtëse shumë shekullore të trojeve të veta. Ku as shqiponjat e as populli i shqipes nuk munden ta durojnë robërinë. Ata nuk janë kanarina që të këndojnë të lumtur në kafazë. Kështu shqiptarët, populli i shqipes ja fut luftës për liri e pavarësi, luftë që do të zgjas rreth dy-mijë vjetë…
*5. Është kjo arsyeja që një personalitet me famë botërore do të shkruante në vitin 1913: Unë ngre zërin në mbrojtje të shqiptarve që rejvizohen me sipamti gjer kur maten me Romën, për të mbrojtur atdheun e të parëve të vet, që qëndrojnë në kohët e vështira të dyndjeve dhe pushtimeve sllave… që ngrihet në luftë në një epokë të denjë për çdo popull të madh, gjat pushtimeve të turqve…
*6. Malësorët kanë një forcë vullneti të pa përkulshem, një krenari të tepruar dhe një përbuzje për vdekjen…
*7. Profesor Sokoli në libër përshkruan mjeshterisht edhe mjaft kryengritje e luftra mbrojtëe që e kishin votren në trojet e Malësisë Madh, por që shkendijat e kësaj votre u përhapën në tërë Shqipërinë Natyrale. Nga këto kohë heroike po veçojmë: kryengritjen e vitit 1911, cili çoi në ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit me 6 prill (1911) në Deçiq, pas shekujsh robëri. Luftrat mbrojtëse kundër shoveneve sllavë ku dallojmë atë të vitit 1920 (Lufta e Koplikut), si dhe luftën antifashiste, por edhe kryengritjen e rezistencës antikomuniste, si dhe pasojat e saj. Të gjitha këto luftra nën pënden e Sokol Lulgjuraj kanë një trajtim të ri anlitiko-filozofik, larg çdo urrejtje, ndaj kjo është një nder risit e këtij librit. Malësorët hitorinë e tyre me shumë të vëhtirë se të mirë e kanë shoqëruar me kengë e valle, për mbi të gjitha me logjet e tyre që kanë qënë pararendeset e konkurimeve të sotme me emrat modern si perzgjellja e miseve, oparadat e modës e deri tek lojrat „olimpike“. Gjithahstu në këngë, por edhe në monumente të ndyrshme janë përjetsuar ngjarje, heronjë e deshmorë të Malësisë e më gjërë, që zënë një vënd të dukshem në këtë libër. Në libër shumica e shtëpive, fiseve , katundeve dhe maleve të Malësisë,( por edhe jasht sajë që kontribuan për Malësinë) do të gjëjnë vetvetën dhe kontributin e tyre. Këtu janë memorizuar emra të shumtë që nga krerët, vojvodet, bajraktarët, burrat e urtë, – bujarë e të besës, si dhe përsonalitete të artit, kulturës, shkencës e politikës. Këta u përkasin kohëve të kaluara, por edhe asaj të sotme, ku disa nga këta kanë edhe kontribut kombëtar e nderkombëtar.
Duke ja lënë lexuesit „zbulimin“ e këtyre emrave unë po them fale pak nga ata që me veprat e tyre krenohet e identifikohet Malësia e shqiptaria, ndersa shpirti prej
dekadash u pushon në paqën e qiellit të Shqipërisë Natyrale…si: Ded Gjon Luli, Smajl Martini, Çun Mula, Baca Kurti, Mark Lula, Dod Përçi, Zenel Shabani, Marash Vata, Ujk Gila e Zyber Bajraktari, Smajl Marku, Tom Nika e Prëk Cali, Nik Leka, Trurk Shabi, Gjelosh Gjoka, Prëtas Zeka, Zef Miliqi e Gala Smajli,At Kol Berisha, Hodo Sokoli, Hil Mosi e Gjergj Fishta, Tring Smajlja, Nore Kolja, Tereze Lulgjuaj e Have Metja… e tjerë e tjera, që profesor Sokoli, në këtë libër ju a ka „skalitur“ emrat me shkronja ari e jo me bojë e me letër.

Pjesa më e madhe e këtyre vlerave njerzore shoqërohen edhe me fotografi e portrete, ashtu siç shoqërohën edhe vlera të tjera monumentale, memoriale, historike dhe turistike të trevë sonë e më gjërë. Fotografitë janë të realizuara nga vet Sokoli etj, por edhe nën mjeshtrinë obsolute të Shtjefën Ivezaj, që shpesh „ thirret“ Marubi i gjysmës dytë të shekullit XX, kontributi i të cilit nuk ndalet këtu, pasi Shtjefën Ivezaj përveç tjerave ka ndertuar Muzeun Etnografik të Malësisë, që është unik në trojet tona. Aroma e këtij muzeu pershkon edhe faqet e librit “MALESIA E MADHE NDER SHEKUJ”, me mjaft fotografi nga invetari arkeologjik, historik dhe etnografik i Malësisë në veçanti dhe Shqipërisë së veriut në përgjithësi.
Në këtë libër do të gjeni filozofinë shpirtërore që e mbjati shqiptarin (malësorë) mbret të maleve…sikur ishte veziri i madh në Stamboll, apo bari në shkretirën e Pindit, ai ishte njelloj një aristokrat i vërtet, një njeri i lirë, bujarë dhe i besës…
*8. Në një vepër të historianit amerikan të kohve tona (F.Shevill) gjejmë të shkruar: “Ndonëse të gjithë popujt e gadishullit janë të ardhu e barbarë, vetem dy popuj janë autokton e jobarbarë: grekët dhe shqiptarët. Vetem dy gjuhë janë autoktone dhe të mëdha: greqishtja dhe shqipja, e para e ardhur nga errrësira egjeane dhe e shkruar në përgamene e në letër: e dyta e kaleruar mbi natën pellazgjike e gdhendur në gurë, në gjakë dhe në shpirtera…
*9. Edhe libri “MALESIA E MADHE NDER SHEKUJ”, e prof. Sokol Lulgjuraj është një kalerim brilant historik e filozofik plot dritë, pavarësisht ndonjë hije të vogël, që do të ndriçohet me një ribotim që e emndon edhe vet autori. Historia u takon guximtarëve, që neve na mbetet veçse ta falenderojmë.
/Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO