Kriteriumet kryesore për zgjedhjen e drejtorave të shkollave duhet të jenë aftësitë profesionale dhe organizative e jo përkatësia partiake , sidomos e atyre në pushtet , rekomandoi sot FORCA.
Nga kjo parti u vlerësua se në pajtim me ndryshimet e ligjit për arsimimin e përgjithshëm ministri kompetent Slavolub Stjepovic në mënyrë arbirtre të vendos për zgjedhjen e drejtorave të shkollave.
Në Malësi pati reagime gjatë zgjedhjeve të drejtorëve në shkollat fillore dhe në atë të mesme, si shkak që komisioni zgjedhor përmbëhet nga njerëz të partisë në fuqi (DPS) dhe se drejtorët zgjedhen poashtu nga ajo parti. / RTMZ – Malesia.Org/