Këngëtari simpatik nga Malësia, Jasmin Nikaj, është një këngëtar i ri, i cili dita-ditës po krijon emër si këngëtar.
Ai shprehet se për të muzika është mënyra më e mirë për të krijuar miqësi dhe për t’u njohur me yjet e muzikës shqiptare.
Dëshira e tij do të ishte që të këndojë në duet me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi, me të cilën thotë se ka pasur nderin të këndojë disa herë.
Përveç këngëve të bukura që kënaqin publikun dhe fansat e tij, Jasmini shquhet edhe për skenografinë e këngëve të tij, ku jo rrallë shoqërohet nga vallëzuese e modele të bukura e joshëse.
Pas sukseseve të shumta që e përcollën atë nga albumi i parë në vitin 2002, ai ka marrë pjesë edhe në shumë festivale dhe koncerte në vëndlindje, Shqipëri e Kosovë.
Duke qenë se këngët e tij dëgjohen shumë edhe në diasporë, ai këto ditë ka marrë ftesë që të këndojë në Amerikë, ku së bashku me këngëtarët Violeta Lulgjuraj dhe Antonio Vuktilaj do të jenë një surprizë e këndshme për bashkatëdhetarët tanë. /Koha Javore/