Hapja e programit të 100-vjetorit të fillimit të Kryngritjes së Malësisë së Madhe me rastin e inagurimit të përmendores në Rapsh të Hotit, 26 mars 2011

“Vallezën e motra të malësisë së madhe krenare mblidhemi sot, me gëzim, me këngë e me vadhe,

Miq të nderuar mirë se kini ardhë,
Në Rapshën e Hotit në këtë ditë të bardhë,
Në këtë vend ku filloi kthesa e historisë,
Në Rapshë; – Pushkën e parë të kryengritjes së Malësisë.

Kemi ardhë sot në nderim të kësaj ditë,
Në nderim të 24 Marsit 1911, Diell me rreze drite,
Të fillimit të kryengritjes së Malësisë, sot 100 vjeçare,
Lavdi të kjoft gjithmonë, o burrnesha flamurtare.
Në djepin e madh besë e shpresë përkunde,
Me pushkën e madhe 500 vjet i tunde.

Rapshjan o vëllau i madh në vllazninë e Hotit,
I pari po thek në mejdan si vetima e motit,
Me gjoksin e hapun flakë e plumb i pret,
Ashtë ringjallë amaneti i ruejtun 500 vjet,
Nuk përmbahet turri i trimave mbi llogore,
Asht ndezë flakë gjaku i Shqiptarit e gjini e nënës malësore.

U mbushën 100 ditë në ditën e sodit,
Kur u çuan në kamë djemtë e Rapshs Hotit,
Për liri me vdek trimat kanë bë benë,
T’parët ndezën flakën, filluan epopenë.
Me në krye Dedë Gjon Lulin burrë, trim si motit
Ngritën flamurin në Bratilë të Hotit.

Këngën e madhe 100 vjeçare,
Ta kushtojmë Malësi nënëloke,
Flamurtare e legjendare,
O Malësi princeshë e poke”. (fjalët e njërit nga organizatorët)

Në këtë fest përkujtimore u shfaq një program artistik, ku morën pjesë:

Grupi Ilirikum nga Shkodra dhe frati Valentin Rroku,
Shoqnia kulturore “Rapsha”,
Shoqnia kulturore “ Këlmëndi”,
Shoqnia kulturore “Ded Gjon Luli” Hot.

Këngëtar të zgjedhur, e të ftuar në këtë program ishin:

I mirënjohuri, këngëtari i Malësisë së madhe, Nikollë Nikprëlaj,
Kuantori i njohur, Rrok Gjelaj,
Këngëtarët, Skender Gjafa, Arben Delaj dhe Nikollë Buqi,
Të ardhur në këtë festë nga Amerika, këngëtarët Kolë dhe Hanë Nikprelaj.

/Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE