Kopshti “Nana Tereze” feston Ditën e Nënës

Sukruq, Malësi – 8 Maj 2011 – Në qendrën “Nana Tereze” në Sukruq të Malësisë, kopshti i fëmijëve shfaqi një program artistik-argëtues me rastin e Ditës së Nënës.
Mesazhi i programit ishte Nëna dhe Familja i realizuar i tëri nga fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeçare.
Programi ishte mjaft interesant ku fëmijët kënduan, recituan dhe vallëzuan para publikut i cili ishte në numër mjaft të madh, kryesisht prindër dhe të afërm të fëmijëve.
Fëmijët kishin përgatitur vet dhuratat për nënat, të cilat ata i ndanë në fund të programit.
Mbas shfaqjes së programit, Meshën Shënjte udhëhoqi Patër Fran Dushaj. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE