Vasel Camaj ish perfaqesues i forcave reformiste dhe i forumit demokratik te shqiptareve sulmon ne gazeten ditore Vijesti pushtetin malazias

Tuz – Vasel Camaj ish perfaqesues i forcave reformiste dhe i forumit demokratik te shqiptareve sulmon ashper ne gazeten ditore joqeveritare “Vijesti” pushtetin malazias duke thene se Mali i Zi eshte ne gjendje me te veshtire se ne vitet 1990.

Gjindemi ne shekullin 21 ne qender te Evropes dhe ne vend te shtetit te decentralizuar demokratik kemi te vendosur nje regjim diktatorial DPS i cili sundon ne koalicion edhe me partite pakica. Camaj ne dhjetor te vitit 1990 u largua nga vendlindja nderkaq qe pas 20 vitesh u kthye dhe me kete rast shprehet se do te jete i gatshem te ndihmoje forca te reja te cilat do te luftonin qe Mali i Zi te jete shtet demokratik, pra multientik, shtet i popujve dhe i qytetareve te barabarte. Ne intervisten e dhene per gazeten e perditshme “vijesti”, Camaj nuk sqaron se cilat jane keto forca te reja dhe si do te organizoheshin ato, ndersa shprehet se regjimi i Gjukanoviqit ka vene nen kontroll gjithcka. Ai shton se reformistet kane ngritur duart nga idete e tyre qe kishin dikur dhe si shembuj permend: Lubisha Stankoviqin per te cilin thote se ishte i vetmi qe mund te realizonte qellimet e percaktuara; ndersa per Zharko Rakceviqin thote se u terhoq nga politika ne ekonomi, kurse Ranko Krivokapiqi qendroi shume gjate pran DPS-se keshtu qe ska mbetur asgje nga idete e social-demokracise thote z. Camaj. Ai thote se DPS permes diktatures ka shkaterruar gjithcka, erdhen ne pushtet permes rruges dhe ne kete menyre vazhdojne te qeverisin. Ne pyetjen e gazetarit se DPS arsyetohet se votat ia jep populli,ai pergjigjet: edhe Stalini, Enver Hoxha, Fidel Kastro e Sadam Hysein i kane fituar votat ne zgjedhje.
Nderkaq sa i takon diaspores shqiptare shprehet se shteti asnjehere nuk ka tentuar te krijoje lidhje te shendoshta, te ndershme me Diasporen. Dhe vazhdon se, kusht per cfare do lloj mardheniesh mbetet pranimi i Bashkesise se Malesise. Nderkaq kur eshte ne pyetje statusi i Komunes se Malesise, Camaj thote se pushteti permes boshnjakizimit po zhduk idene e Komunes se Plote. Pushteti me skenaret e qellimshme dhe ne bashkepunim me Ferhat Dinoshen i dha Malesise “Futurimin e Shqiponjes” me qellim te kriminalizimit te popullsise se Malesise e cila ne menyren me elementare kerkonte te drejta nga 18 organizata nga Malesia dhe Diaspora e saj per Komunen e Plote, pergjigja ishte e turpshme permes dhunes politiko mediatike, policore dhe gjyqesore kundrejt 18 familjeve te Malesise. Me tutje z. Camaj vazhdon se Mali i Zi mund te mbijetoje vetem si shtet multietnik duke respektuar te drejtat e barabarta te te gjithe popujve qe jetojne ne te, perndryshe nese do te vazhdoje politiken e dominimit te shumices ndaj pakices atehere mund te ndodh ajo qe ndodhi me 3 Jugosllavite e meparshme.

/ Vasel Camaj /

KOMENTOJE