Deputetët shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi, unanimisht e hudhën poshtë Kodin e propozuar zgjedhor, duke kërkuar që në fuqi të mbetet ai ekzistues, “sepse nuk dëmton askend edhe shqiptarëve u garanton të drejtat e arritura”, njofton KosovaLive. Kunder votuan deputët e LDnëMZ, UDSH-së, Forcës dhe Perspektivës.
Për propozimin ligjin zgjedhor votuan përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës kurse kundër përveç partive shqiptare votuan edhe deputetet e demokracisë serbe të re – NOVA , Lëvizja për Ndryshim ndërsa deputet nga radhët e PPS abstenuan. /Promul Ulqin/