Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi

Shqipëria ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në takimin miqësor ndaj Malit të Zi, që përfundoi me rezultat 3-2

Ndeshja ishte dinamike që nga filliimi, por në epërsi të parët kaluan të tanët me anë të Erjon Bogdanit që shënoi në minutën e 32-të për 1-0.
Savic e barazoi rezultatin vetëm tetë minuta më vonë dhe shënoi për 1-1, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Savic i dha Malit të Zi epërsinë duke shënuër për 2-1.

Në këtë moment lojtarët e kombëtares tonë u ndezën dhe Hyka arriti ta barazojë rezultatin, ndodhi kjo në minutën e 64.
Fitorja e kuq e zinjve u vulos pesë minuta më vonë (69’), kur Hamdi Salihi shënoi në mënyrë sensacionale me gërshërë për 3-2.
Ishte kjo një fitore e madhe për Shqipërinë që është në përgatitje për ndeshjet eliminatore të Euro 2012, me Francën kundërshtar të radhës. /Telegrafi/

KOMENTOJE