Në vendbanimet shqiptare vetëm gjuha malazeze – Hudhet poshtë amandamenti i partive shqiptare

Deputet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi me anë të amandamentëve në propozim ligjin mbi organizim territorial të Malit të Zi në mes të tjerash kanë kërkuar që emrat e vendbanimeve në rajonet e banuara me shqiptarë të jenë të shkruar në dy gjuhë, pra edhe në gjuhën shqipe.

Ministria e punëve të brendshme të Malit të Zi vlerëson se qeveria e Malit të Zi e ka të pamundur këtë pasi në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve mund të përdoret vetëm gjuha zyrtare.
“Në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve përdoret vetëm gjuha zyrtare dhe kjo është gjuha malazeze”, ka shpjeguar në mbledhjen e këshillit për sistemin politik, gjyqësor dhe administratë përfaqsuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi Mladen Jovoviq, shkruan portali Vijesti.

Këshilli në fjalë nuk është prononcuar në lidhje me amandamentin e partive shqiptare ku në propozim ligjin e ri për organizimin territorrial të Malit të Zi kërkohet që Malësia të jetë komunë e plotë. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE