Parada e shqiptarëve në Manhattan është organizuar nga Shoqata “Rrënjët Shqiptare”, Kreshnik Spahiu mashtroi opinionin publik

Parada e Ditës së Kolombit është nje parade e pervitshme e italiano-amerikanëve. Kjo është një paradë ku reklamohet kultura italiane dhe dëshmohet ruajtja e trashëgmisë kombëtare nga italianët e fëmijët e tyre në SHBA. Në këtë kontekst edhe ne, si shqiptarë krenar për gjakun tonë dhe rrenjet tona shqiptare, iu bashkangjitem komunitetit Italo-Amerikan, qe pati miresine te na krijoje kete mundesi. Në datën 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, Organizata Rrenjet Shqiptare “Albanian Roots” e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetem dhe zyrtar i kësaj parade. Megjithë mundësit tona të limituara, por me ndihmën e disa biznesmenëve dhe veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare bëmë të pamundurën, që edhe të dilnim sa më faqe-bardhë, që të tregonim si shqiptarë vlerat tona kombëtare. Ne e bëmë këtë parakalim si shqiptare, të veshur kuq e zi dhe zbukuruam sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetarve njujorkez dhe tërhequr vëmendjen e tyre për gjatë rrugës Avenyja e Gjashtë. Me entuziazëm dhe dashuri ndaj kultures sone kombetare, arritem te krijojme nje atmosfere te shkëlqyer, me pjesmarrjen e qindra pjesmarrësve, kryesisht studente, bashkëmoshatarë tanë, nga shkollat e qyetit te Manhattanit, dhe shteteve për rreth. Duke e ditur se kjo paradë është një paradë e komunitetit Italian, në shenjë respekti dhe mirenjohje për këtë ditë, e komunitetin Italian dhe ne ia dedikuam, zbuluesit të Amerikës, lundërtarit italian Christopher Colombusit.

Duke shfrytëzuar mundësin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik, ne si organizata “Rrënjët Shqiptarë, në kuadratin tonë, me anë të disa parullave, dhe fjalimeve shqip për shqiptarët, dhe veshjet folklorike të Çamërisë, me aq sa mundëm ua dedikuam marshimin tonë në këtë paradë shqiptareve të martirizuar të Çamerisës dhe te drejtës se tyre per pronat dhe mundesise per t’u kthyer në shtëpitë e tyre, si të gjithë qytetarët e botës së lirë. Organizata Rrënjët Shqiptare, filloi përgatitjen e kësaj parade që me datën 1 Janar 2010. Duke kontaktuar me shumë veprimtarë dhe liderë të komunitetit të cilët na ndihmuan shumë.
Ne tre organizatorët e kesaj parade: Marko Kepi (President), Dorian Nasto (Zv/President) dhe Ervin Toro (Financier), për ta bërë edhe më të bukur këtë paradë, menduam të ftojmë disa personalitete shqiptare duke i bërë ftesë, ish-kongresistit arbëresh Joseph DioGuardi, President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Princit Leka, Kreshnik Spahiut (për të folur per çështjen çame), Lorik Canës, artistëve Frederik Ndoci, Çiljeta Xhilaga, Genta Ismajli, Gëzim Nika, etj.

Për arsye personale, disa prej të ftuarve nuk morën pjesë pasi ishin të zënë në aktivitetin e tyre privat, ndërsa iu përgjigjen ftesës sonë me pjesëmarrje Joseph DioGuardi, Kreshnik Spahiu, Frederik Ndoci, Çiljeta Xhilaga dhe Genta Ismajli. Të cilët i falenderojmë!
Falenderojmë gjithashtu edhe veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar si Mark Gjonaj, Sali Bollato (Kryetar i shoqatës Çamëria), Pjerin Luma, disa organizata të tjera të komunitetit shqiptar në diaspore, si dhe median. Falenderojme komunitetin italian qe na jep mundesine qe tash 5 vite te parakalojme ne menyre madheshtore ne Manhattan, te shoqeruar me himnin kombëtar dhe muziken e bukur popullore shqiptare.
Falenderojmë në mënyrë të veçantë të gjithë ata shqiptarë që erdhën në paradë nga shtetet e largëta, pothuajse nga të gjitha shtetet ku më së shumti banojnë shqiptarët; Michigan, New Jersey, Connecticut, Massachusetts, Illinois, Pennsylvania, Detroit, Chicago, Florida etj.
Me pastërtinë e shpirtit ne, organizata “Rrënjët Shqiptare”, e krijuar rishtazi, me të rinj e të reja, jemi krenarë qe na jepet mundësia të proklamojmë rrënjët tona – Shqipërinë, Kosovën, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, trojet tona në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërine martire, në këtë paradë te shqiptareve në njërën nga rrugët e famshme në Nju Jork. Ne nuk e besonim që Kreshnik Spahiu, i cili kishte ardhur nga Tirana, i ftuar si shume te tjerë, thjesht per te folur per Çamërinë, do ta manipulonte kete manifestim. Ai u mundua të promovojë vetveten dhe të “na e përvetësojë” paradën, duke e propaganduar në disa media në Shqipëri si paradën e organizates se tij dhe te organizuar nga Ai.
Na vjen shumë keq, ndihemi te fyer, dhe shprehim indinjimin tonë se Kreshniku me disa individë, duke shfrytëzuar disa media shqiptare, të afërta me ta, të majta, mashtroi. U tha se kete parade, qe ne e organizojme prej 5 vitesh, e paska organizuar Kreshniku dhe anëtarë të organizatës së tyre që thirret “Aleanca Kuq e Zi në Tiranë”. Pa te drejte, Kreshniku, edhe kete parade patriotesh shqiptaro-amerikanë, ne mes te Manhattanit u perpoq ta kthente ne nje miting politik, për propagandë dhe qëllime politike. Atë ditë pjesëmarrësit e parades as nuk e dinin, e as sot nuk e dinë, se kush eshte Kreshnik Spahiu.
Ne dhe pjesëmarrja në paradë, duam tua bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve publikisht, nuk dolëm në paradë për asnjë parti politike, organizatë apo shoqatë, qoftë ajo e majtë apo e djathtë, ne dolëm vetëm për Shqipërinë. Dhe na vjen shumë keq që ftesën tonë, Kreshniku dhe disa individe të ardhur nga Tirana, e shpërdoruan.
Me anë të kësaj letre deklarojmë publikisht se Aleanca “Kuq e Zi”, asnjëherë nuk u ftua, që të marrë pjesë në këtë paradë, por kemi ftuar vetëm Kreshnik Spahiun si person dhe nënkryetar të KLD-së, dhe siç e konsideronim ne, një “patriot”. Ai e keqpërdori bujarinë tone, dhe per këtë shqiptaro-amerikanët janë të fyer!
Ripërsërisim edhe njëherë se të vetmit organizatorë të pjesmarrjes me italianët në Paradën “Dita e Kolombit” ishim ne: Marko Kepi, Dorian Nasto dhe Ervin Toro me organizaten “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots” dhe askush tjetër! /gazeta 55/

KOMENTOJE