Veprimtaret shqiptare nga SHBA vizituan zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë Dr. Kuqi

Te Martën me 18 Tetor, 2011 veprimtaret Pjeter dhe Fran Ivezaj i priti zëvendës kryeministri & ministri i drejtësisë, Z. HAJREDIN KUCI. Ne këtë pritje ishin të pranishëm edhe Driton Lajçi, këshilltar i ministrit, Lirak Çelaj, zëdhënës i UCK për Zonën e Llapit. Veprimtaret Ivezaj i shoqëronte nënshkruesja e këtij artikulli, Liria Ivezaj, gazetare si dhe biznesmeni i njohur nga Londra, Përparim Rama.
Z. Kuçi dhe veprimtaret Ivezaj biseduan gjerësisht për kontributin e shqiptarëve të Amerikës e veçanërisht për kontributin e Pjeter dhe Fran Ivezaj dhe të malësorëve të tjerë që jetojnë ne SHBA. Ai e çmoi rolin e shqiptareve në Amerikë dhe kontributin e tyre për lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës, dhe avancimin e drejtave te shqiptareve te Malit te zi dhe te gjithë diasporës shqiptare ne përgjithësi. Ai premtoi se qeveria e Kosovës do të japë kontributin e vet ne realizmin e drejtave te tyre ne kuadër te ligjeve vendore dhe te drejtës ndërkombëtare sipas standardeve ndërkombëtare dhe i siguroi ata se bashkëpunimi i Qeverise se Kosovës me Qeverinë e Malit te Zi është ne nivelin e duhur.
Në zyrën e Ministrit te Drejtësisë, njëra pran tjetrës gjendeshin kushtetutat e dy shteteve, e SHBA-ve dhe e Kosovës për çka ai shtoi se, “Kushtetuta Amerikane është burim i lirisë se popujve dhe frymëzim për Kushtetuta bashkëkohore siç është Kushtetuta e Kosovës.”
Veprimtaret Pjeter dhe Fran Ivezaj i dhuruan Ministrit Kuqi librin e Dr. Fran Ivezaj, “Klithma e një Shqiponje”, sikurse qe pranuan dhurata nga Ministri i Drejtësisë.

/Liria Ivezaj/

KOMENTOJE