A po manipulohën malsorët apo……..?!

nga Besnik Gjonaj

Të merkurrë në mbrëmje në Tuz u zhvillua një aktivitet kulturo-artistik për nderë te Nënës Terez. Në shikim të parë dukej një veprim për tu respektuar.
E kishte organizuar SHKA Ded Gjon Luli dhe mbështetur financiarisht nga Ministrija e pakicave në krye me Ferhat Dinoshën. Shiquar nga syri laik cdo gjë dukej në rregull.
E si mosë të dukej në rregull,nderohej Nëna e njerzimit.
Por duke hulumtuar prapaskenën zbuluam disa defekte aq të rënda, sa që këtë manifestim e perjetuam si një farsë, manipulim politik,keqpërdorim.
Zbuluam se manifestimin e kishte organizuare nje pushtet antishqiptare, në krye me ministrin në fjalë.
Ministri kishte në shënjester shoqatën”Ded Gjon Luli”, per të treguare se ai dhe pushteti i ti e ka perkrahjen e asaj shoqate.
Duam të ju rikujtojm se Ferhat Dinosha në pushtet është duke ju falenderuar pikrisht atyre që edhe Kryengritjen e Malesis edhe Ded Gjon Lulin nuk i perjetojnë ni llojë si ne. Ky program u oganizua dhe gjoja kishte për qellim, afrimin e malsorëve të dy besimeve.

Nëse sot egziston përcarje në Malsi atëher fajtori kryesor janë Dinosha dhe Pushteti të cilin ai e perfaqson.
Koncertin e kishte finansuar vet ai, por aty nuk kishte dinoshjan, kishte vetem njerz te cilët donin të nderonin Nënen e tyre.
Ata njerz të ndershem, qe kishin ardhë në këtë manifestim nuk e shifnin prapaskenën, shifnin një shejtnesh të njerzimit,nuk e kuptonin se aty ishin të ftuar për qellime propagandistike.
Dinosha kishte si qëllim me i rikujtua malsorët se ai “merr frymë me mushkërit e Ded Gjon Lulit”.
Për cudi ky njeri, si nuk e bëri një kërkes që Mushkërit e Ded Gjon Lulit të mbushën me ajrin e lirë ne qëndër të Malsis.
Si nuk u muar vesh me Pater Pashkun me të cilin mramë mas darket cakrronin gotat që Deda mos të mshefet mbas Kishës,por të vëndoset në qëndrën e Tuzit ,për të cilin kishte Luftuar.
Ne ndoshta edhe mund të besonim se Shoqata në fjalë edhe ishte e manipuluar, por, si të besojm se të manipuluar ishin Z. Pater Pashko Gojçaj dhe Z. Gjergj Camaj Kryetar I Alternativës Shqiptare, pastaj Z.Tonin Beci Ambasador i Shqipëris në Podgoricë dhe Z.Azgan Haklaj President i Unionit Artistik Shqiptarë të cilët e kishin rrethuar Ferhat Dinoshën dhe Nikollë Gegajn, dhe krijonin pershtypjen se janë duke garuar se cili do ta mbarojnë kafshatën e fundit i pari.
Neve ju dëshrojm që ajo kafshat e turpit, të jetë edhe kafshata e tyre e fundit! /Albdreams.net/

Besnik Gjonaj
Antarë i kryesisë të Forumit Demokratik për Integrim.

KOMENTOJE