Forca nuk e fsheh – Duam në qeveri me DPS-in

Kreu i Forcës së Re Demokratike dhe kryetari aktual i komunës së Ulqinit Nazif Cungu tha se partia e tij është e gatshme që të futet në koalicionin qeverisës me DPS-in e Djukanovicit, partia më e madhe qeveritare, në nivel shtetëror dhe konfirmoi se reth kësaj veç ka pasur negociata.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në nivel shtetëror, por në bazë të parimeve dhe prioriteteve tjera nga programi i partisë sonë. Jemi duke negociuar, por akoma nuk kemi rënë dakord për ndonjë gjë konkrete. Sido që të jetë, ne jemi të interesuar për t’u përfshirë në të gjitha nivelet e pushtetit qendror”, i tha të përditshmes Vijesti kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Ai tha se negociatat me DPS janë ndërprerë për shkak të formimit të qeverisjes së re në Ulqin.

”Kemi kërkuar vendin e ndihmësit pothuajse në të gjitha ministritë, e veçanërisht në ministritë e turizmit, bujqësisë dhe arsimit. Ne duam që të jemi në të gjitha segmentet e qeverisë dhe të mbështesim kërkesat tona“ – tha Cungu.

Ai të përditshme në fjalë i tha se nuk kanë kërkuar asnjë funksion ministror Forca, por nëse do të ofrohet, do e pranojnë. /Ulqini Online/ /Malesia.Org/

KOMENTOJE