Policia e fortë – Kosovë (Video)

Në sytë e publikut britanik, Policia e Kosovës shfaqet e fortë dhe profesionale, por vendi portretizohet me shumë krim të organizuar, trafik droge e prostitucioni.

Në kanalin televiziv ITV4, në programin e njohur “Policia e fortë” të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik Vinnie Jones, kësaj here ishte Policia e Kosovës.

Ky program që u transmetua të hënën, vë në fokus policitë e vendeve të ndryshme të botës, puna e të cilëve, për shkak të rrethanave të caktuara të secilit shtet, cilësohet si shumë e vështirë dhe e rrezikshme, por në të njëjtën kohë organet e rendit vlerësohen si mjaft të forta.

Emisioni fillon me përshkrimin e pozitës gjeografike të Kosovës, vendit më të vogël në rajonin e Ballkanit. Duke cituar raportin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilin thuhet se në popullatën rreth dy milionëshe 70 për qind e tyre kanë armë, atëherë puna e policisë është mjaft e vështirë.

“Në betejën për të kontrolluar këtë kaos është një prej policive më të reja në botë”, thuhet në programin 45 minutash, transmeton Express.

Pasi tregohet për realitetin politik në vend, ku popullata përbëhet nga shqiptarët si shumicë dhe serbët si pakicë dhe moskuptimet që kanë, emisioni vlerëson se vendi është një prej më të vështirëve për policinë.

Në emision shfaqen edhe pamje nga trajnimet e ndryshime të policisë, por nuk lihet anash edhe historiku i policisë së Kosovë.

Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/

VIDEO KOMENTOJE

Policia e Kosoves ROSU