Në QIK Malësia shënohet 99 vjetori i pavarësisë dhe 10 vjetori i televizionit të parë shqip në Mal të Zi

Me datën 28 Nëntor në ambientet e Qëndres Informativo-Kulturore “Malësia” në Tuz u shënua 99 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetori i lindjes së televizionit të parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi Televizionit Boin. Në shënimin e këtyre datave salla e QIK “Malësia” si edhe viteve të tjera ishte e vogel, por kjo tregon dhe rëndësinë që qytetaret e Malësisë i japin kësaj date si dhe rrolin që luan Televizioni Boin tek të gjithë.
Televizioni Boin kishte dhe ka rëndësi shumë të madhe për qytetaret e Malësisë. Kontributin më të madh për ardhjen në jetë të këti televizioni si dhe kontributin për mbijetesën e tij gjatë këtyre viteve e kishte themeluesi, tani i ndjeri Tomë Bojaj i cili nuk u lodh asnjëherë duke punuar për të mirën e këti televizioni, ku në të vertet ky televizion edhe pse privat është e mirë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi e posaçërisht qytetarëve të Malësisë. Në shënjë respekti për të ndjerin Tomë, të gjithë të pranishmit mbajtën një minut heshtje.

Nikollë Berishaj foli për historin e televizionit Boin, për veshtirësitë dhe problemet që e kanë ndjekur këtë televizion për këto 10 vite, për rolin e televizionit tek qytetarët e Malësisë si dhe për të mirat që ky televizion i ka sjell popullit shqiptarë në Mal të Zi. Gjithashtu pak minuta foli edhe bashkëshortja e të ndjerit, tani udhëheqësja kryesore e këti televizioni e ndëruara Sandra Bojaj, e cila ishte afër bashkëshortit të saj gjatë gjithë kohës që ai punoi për ta ngritur këtë televizion, ajo ju falenderua të gjithë të pranishmeve për pjesmarrjen dhe foli për Tomën, pasionin dhe punën e tij të madhe për ta prurë në jetë këtë televizion.

Në këtë mbrëmje moren pjesë këngëtari Malësori, Albin Nikprelaj i cili ishte edhe surpriza e kësaj nate i cili këndoj këngën “xhamadani vija vija” , si dhe disa SHKA nga Malësia që e bënë këtë mbrëmje më madheshtore. Të pranishëm në këtë sallë përveç shumë qytetarëve të Malësisë, ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi shkelqësia e tij z. Tonin Beci i cili edhe pse afërsisht në të njëjtin orarë Ambasada e Shqipërisë kishte pritjet me rastin e kësaj feste të madhe, në shënjë respekti për qytetarët e Malësisë dhe për televizionin Boin ishte i pranishem disa minuta në sallë.
Ky ishte programi kryesor me rastin e festës së 28 nëntorit në Malësi dhe duhet përgëzuar televizionin Boin i cili u mundua që në mënyrë sa më të bukur ta festoj ditëlidnjen dhe festen e pavarësisë. Për këtë festë kaq të madhe salla e QIK “Malësia” ishte shumë e vogël për ti pranuar të gjithë të interesuarit, ndoshta kjo duhet të jetë një shënjë për të gjitha partitë politike shqiptare në Mal të Zi, për të gjitha Shoqatat, Forumet, të vjetër apo të rinj, që veprojn dhe kanë në plan programet e tyre shënimin e festave kombëtare, që në këto data ti lenë sharjet, fyerjet dhe inatet që kanë në mes vetes dhe ti shënojn festat në atë mënyrë si duhet, në atë vënd ku duhet, në qëndër të Tuzit.

Çdo vitë i Pavarësisë ka vlerën e vetë dhe për këtë arsye 99 vjetori nuk është më pak i rëndësishëm se 100 vjetori, ku me siguri se në 100 vjetorin të gjithë do të bëjnë të pamundurën të bëhën lajmëtarët e parë që do organizojnë shënimin e 100 vjetorit për të treguar “rëndësinë që i japin kësaj date” apo “patriotizmin” e vjetër apo të ri. 99 vjetori i Pavarësisë kishte rëndësinë e vetë, por për fatë të keq të lartëpërmëndurit nuk i dhan edhe aq edhe pse është detyrë e tyre morale, dhe borxh që i kanë çdo qytetari të Malësisë. Nuk duhet harruar këtu se në këtë datë nuk festohet vetëm pavarësia, por edhe ditëlindja e Adem Jasharit, dalja për herë të parë në publik e UÇK-së, që këtë rrallë shumë nga politikanët apo pretendentët e rinj për tu futur në politikë nuk kishin guxim apo më mirë të themi harruan ti përkujtonin, të paktën në statuset e tyre në rrjetet sociale. Ky është viti i 100 vjetorit të Pavarësisë, është rast i mirë për të gjithë, e sidomos për ata të cilët e kanë marrë vetë si detyrë shënimin e datave kombëtare të jenë aktiv gjatë gjithë vitit, jo të tregojn me fjalë se kush është më shumë patriot, se kush e ka fundosur, e se kush erdhi ta ringjall Malësinë. Kostumi dhe kollarja nuk tregojn aftësin e njeriut për të punuar për të mirën e vëndit.

D.S

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 1VIDEO 2