Meditim analitik në 25 vjetorin e burgosjes se Pjeter Ivezaj

nga Pjetër Jaku,
Botues i Revistes së përmuajshme “Kuvendi”

Orfeu që sakrifikoi parajsen

Pjetër Ivezaj , malësori i edukuar me dashurinë për vendin ku ka lindur ai dhe të parët e tij, bash para 25 vjetësh iu drejtua ferrit me deshirë, si Orfeu mitologjik. Në kohën kur gjithë të afërmit e këshillonin të mos i drejtohesh atij ferri, Pjetri vendos të shkoi në Malësi në verën e vitit 1986. Pasi kërkon vizë nga konsulli i Chikagos dhe nuk merr, detyrohet të shkoi si nënshtetas amerikan, pa marrë vizë për ta vizituar vendlindjen e tij. Që në moshë të re, Pjetri kishte marrë pjesë aktivisht në demostrata antijugosllave, për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera, që ishin nën Jugosllavi. Si duket, puna e konsullatës dhe sigurimit jugosllav ishte t’i evdientonte këta malësorë dhe t’ua parqiste shtetit Jugosllav si të rrezikshëm, duke ndaluar sa të jetë e mundur e më shumë udhëtimin e tyre për në vendlindje, me kërcenimin e vetëm të organizmit në ushtri të atyre qe nuk e kishin kryer shërbimin ushtarak, si dhe burgosjes e keqtrajtimit, ose nënshtrimit për të bashkëpunuar me shërbimin jugosllav, në këmbim të lirisë së udhëtimit. Kur kryeministri grek i viteve 1920 e thonte botërisht rrezikun që i kishte ardhur nga “Vatra” dhe Diaspora Shqiptare në Amerikë, si mos ta parashikonin këtë rrezik komunsitët jugosllav, të cilët nuk kursenin asgjë për ta mbajtur diasporen të izoluar dhe të përkulur para “parajsës” së tyre ideologjike.
Tashmë, historia e burgosjes së Pjetër Ivezaj dihet, të paktën në Diasporen Shqiptare të Amerikës. Çeshta e tij u institucionalizua deri në krye të shtetit amerikan, duke u klasifikuar si një rast i veçantë i prekjes së dinjitetit amerikan në ruajtjen e lirisë së njeriut. Pjetër Ivezaj nuk kishte shkelur asnjë ligj në ish Jugosllvinë e asaj kohe, gjithashtu nuk kishte shklelur asnjë ligj të Amerikës, pse kishte demostruar për lirinë dhe të drejtat njerëzore të shqiptarëve të Kosovës…

Thyerja e miteve

Pjetër Ivezaj theu mitet e pathyeshme të forcës federative të Jugosllavisë komuniste, atëherë vendi më i favorizuar edhe nga Amerika, kur Beogradi po ushqehej nga e gjithë bota me teorinë e mosinkuadrimit në asnjërën prej sistemeve të atyre viteve. Pjetër Ivezaj mund edhe të mos shkonte në Malësi, pasi njerëzit e tij më të afërt i kishte të gjithë në Amerikë. Vendimi për të shkuar familjarisht ia shtonte vështirësinë këtij udhëtimi të vështirë. Me zbritjen në Beograd, detyrohet të paiset me vizë për të shkuar në Mal të Zi, përkatesisht në vendlindjen e tij Grudë. Pas mbërritjes në Malësi, e kërkojnë në organet e sigurimit, ku më pas i sekuestrojnë pasaporten dhe e detyrojnë të paraqitej në polici sa herë të thirrej. Pjetri kishte shkuar në vendlindje nga malli që kishte, e jo të kufizohej për ta lajmëruar çdo levizje, sido që lëvizjet e tij nuk paraqisnin asnjë rrezik për Jugosllavinë.
Shteti jugosllav nuk burgosi vetëm Pjetër Ivezaj, por lirinë dhe të drejtat e një shtetasi amerikan! Të gjitha këto e të tjera janë shpjeguar me detaje në shkrimet e disa gazetave dhe emisionet e disa televizioneve amerikane dhe shqiptare dhe, sidomos në biesdën e botuar në Gusht të vitit 2001 në Revistën “ Kuvendi”, ku i kushtohen plot 95 faqe. Poashtu, vitet e fundit, vëllai i tij Dr. Fran Ivezaj shkruan një libër dhe e boton në vitin 2006, me titullin “Klithma e një shqiponje”. Në afro 300 faqe, Frani përshkruan me detaje çeshtjen e vëllait të tij, pasi ishte në kontakt me ngjarjen, kur Pjetri vuante ferrin dantesk të shtetit multietnik jugosllav.
Me shkuarjen në Mal të Zi, theu mitin e trumbetuar aq shumë ndër shqiptarët e këtyre viseve nga propaganda jugosllave, me mjetet e saj, siç ishte ambasada dhe kosnullatat, sigurimi i njohur i UDB-se, se nuk mund të shkohet në Jugosllavi. Mosmundësia e shkuarjes në jugosllavi u thye. Pjetri ishte një ndër ata që shkeli mbi mina dhe shpëtoi i gjallë, sepse nuk i kishte bërë keq askujt. Miti i dytë, çka është dhe më i rëndësishmi: mundesh edhe të mos bashkëpunosh me sigurimin jugosllav, e të mos realizohen kërcënimet monstruoze për pamundësinë e vizitës së vendlindjes. Ishin pikërisht shqiptarë të Malësisë ata që i kishin dërguar të dhënat për arrestimin e Pjetrit, te detyruar nga këto forma, që Pjetri kishte pasë guximin të mos i pranoi.

Ç’mund të bëjë shteti për një qytetar?

Qytetari amerikan mund të jetë i vetmi në botë që ndjehet i mbrojtur në çdo kënd të globit. Duke menduar këtë, i edukuar me kulturen amerikane, Pjetër Ivezaj nuk do kishte frikë përbindshin e asaj kohe Jugosllavinë, biles do ta sfidonte atë vetëm në sajë të qytetarisë amerikane, të pasaportës së vetme që e mbron me vendosmërinë legjitime vetëm Amerika, demokracia dhe forca e së cilës do t’i imponohej çdo shteti në botë, duke bërë të pamunduren në mbrojtje të cilitdo nënshtetas të saj, pa marrë parasysh racën as ngjyrën, besimin as prejardhjen. Për Ameriken çdo amerikan është i njëllojtë para detyrimeve që ka ndaj tij! Kushtetuta është një dhe e vetëmja, në përmbajtje të së cilës, nuk leviz asnjë gur!
A duhej që dikush të bëhëj shkaku i një qëndrimi të tillë, siç qe ai që mbajti Amerika kundër Jugosllavisë me rastin Ivezaj?! Gjithësesi dikush duhej të vuante, ndoshta edhe t’i shkonte koka, që të tjerët të ishin të lirë, ashtu edhe si ndodhi me Pjetër Ivezajn. Ai sakrifikoi që Amerika ta njihte më mirë Jugosllavinë hipokrite dhe diktaturën që ushtrohej mbi shqiptarët e Kosovës dhe të Malësisë. Ai sakrifikoi sepse guxoi, duke bërë realitet një thënie të Uinston Çurçillit: “ Guximi nderohet, me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, sepse është cilësia që garanton gjithë të tjerat.”
Ishte pikërisht kjo cilësi, që e tronditen seriozisht Jugosllavinë e asaj kohe, deri atëherë të patundshme. Ishte pikërisht kjo cilësi, që hap mas hapi solli Pavarësinë e Kosovës, çka për Pjetrin dhe mijëra si Pjetri ishte e pabesueshme. Me lirimin e Pjeter Ivezajt nga kthetrat jugosllave, u çimentua mendimi se liria e njeriut dhe e mendimit është neni i parë i Kushtetutes Aemrikane, se për këtë Amerika nuk toleron askënd dhe asnjëherë. A nuk ishin strehuar në këtë vend të lirë, pikerisht për këto liri, shumë disident të njohur nga mbarë bota. Le të kujtojmë Hygon e pavdekshëm dhe disidentët rus të njohur në mbarë botën. Kush iu drejtua Ameriëks dhe nuk gjeti strehim në garantim të lirisë së fjalës dhe të jetës? Në pritjen e Pjetër Ivezaj, kur u kthye në Amerikë pas burgut, gazetarët do të shkruanin; “ Shkoi si vizitor dhe u kthye si hero”. Në ditët që Pjetri “…përjetonte mundimet e Shën Pjetrit”, siç do të shkruante ishgazetari i “ Zërit të Amerikës”,Gjekë Gjonlekaj, shtypi dhe mediat amerikane e çuan zërin e tij në organizmat më të larta të Shtetit Amerikan, duke realizuar dhejtra shkrime e më shumë se 100 ore transmetime, në mediat më të njohur të këtij gjigandi. Edhe vetëm kaq ishte një arritje e mrekullueshme për shqiptarët, kur kish kongresmen në detyrë, që sot trumebtojnë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, që as nuk denjuan t’i kthejne përgjigje kërkesës së Dr. Fran Ivezajt për të ndihmuar çeshtjen. Kjo pra është Amerika, që për një shtetas të saj trondit marëdhe
njet me një nga shtetet më të favorizuara të asaj kohe, duke e detyruar që, edhe pse e kishte dënuar me 7 vjet burgim ta lironte brenda 48 orëve!
Organizata Ndwrkombtare pwr tw Drejtat e Njeriut “ AMNESTY INTERNATIONAL” e ka proklamuar Pjetwr Ivezajn si tw vetmin tw dwnuar tw ndwrgjegjes nw botw pwr vitin 1986, “ Prisoner of Conscience of the year”.

Retorikë e pafund për një të vërtetë të dukshme

Ka vite që në kurriz të Pjetrit luhet një lojë foshnjore nga disa përsonalitete të emigracionit të këtushëm. Si të ishin në garë, shkruajnë dhe deklarojnë nëpër intervista se ata janë shpëtimtarët e vetëm të tij, se ata e liruan nga burgu, falë njohjeve, duke mos ditur se Pjetrin e liroi përcaktimi tij i saktë dhe veprimi burrnor e i guximshëm, për të mos u dorëzuar para makinacioneve të sigurimit jugosllav dhe për të arritur bash aty ku e kishte qëllimin. Nuk qe rastësi burgimi i Pjetër Ivezajt dhe as qendrim i tij në burg. Fare lehtë mund të ishte thyer e dalë nga burgu. Fare lehtë mund ta kishte shetitur tërë Jugosllavinë dhe “ shpëtimtarët” nuk do kishin pse të mburreshin, por ai u dha mundësinë të vinin në dukje aftësitë e tyre, çka ata i manifestuan tepër vonë ( vetëm pas 20 shtatorit ) Shih ditarin e Dr. Ivezajt në marrdhenjet me shtypin Amerikan, ku për Pjetrin shkruan 50 gazeta, nga më të njohurat e Amerikës. Problemi u bë prezent në zyrën e çdo senatori e kongresmeni e deri në zyren e Presidentit. Pse nuk thuhet se zëri i parë që doli në mbrojtje të Pjertër Ivezaj ishte shqetësimi i bashkëshortes së tij Gjystes, në letrën që i dërgonte kunatit të saj, vëllait të Pjetrit, Franit me 01 shtator 1986, kur gjatë një vizitë në burg e kishte parë Pjetrin me shenja plagësh nga keqtrajtimi?! Ajo komunikoi me ambasaden Amerikane në Beograd dhe i qëndroi në kokë shqetësimit të saj deri në fund! Me të drejtë në këtë përvjetor, aktivisti Luigj Gjokaj do të thonte: “Ata që ndihmuan së pari e më së shumti janë Pjetri me qendrimin e tij dhe familjarët me këmbënguljen, pasi fare lehtë mund të kishte kaluar në heshtje si shumë të burgosur të tjerë!” Familja ishte kthyer ne një vend pelegrinazhi, ku çdo informacion ose leje për ëdo levizje duhej koordimuar me ta, ashtu siç veproi atdhetari njohur Isuf Azemi nga Chikagoja, i cili me lejen e familjes ndërhyri për t’u botuar shkrimi në “ Chikago Tribune”, trajtesa e parë që vuri në levizje “ Çeshtjen Ivezaj”.

Pasaktësitë e “unit” …

Në “vuajtjen”e qytetarit të lirë rëndojnë edhe deklaratat për të ndikushmin absolut në lirimin e Ivezajt. Ky gjest nuk është asgjë tjetër veçëse një primitivitet naiv, ndaj të cilit Pjetri duhet të përulet tërë jetën dhe t’ua di për nder, kur ndikuesi i vetëm për lirimin e tij është Amerika, shteti më fuqinë absolute për ta mbrojtë çdo të quajtur amerikan.
Pikërisht për këtë, në takimin përkujtues të kësaj ngjarje, aktivisti Ekrem Bardha, Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan, kishte ardhur i përgaditur me një dosje të madhe dhe disa libra, për të thënë se për “ Çeshtjen Ivezaj” nuk është shkruar drejt dhe se për këtë çeshtje ka pasaktësi. “Historia e kësja ngjarjeje,- theksoi Ekremi, – nuk është shkruar me vërtetësi.” Duke i qendruar fort kësaj thënie, ai pyeti nëse ishte në sallë autori i librit “ Në një cep të Ilirisë” ( Monografi e shqiptarëve në Mal të Zi), Anton Kolë Berishaj, duke vërtetuar paskatësisht, se në këtë libër nuk është shkruar asgjë për Pjetër Ivzaj, ndërkohë që në këtë libër i liheshin dy faqe “ Çeshtjes Ivezaj”, duke përmendur në atë shkrim vetëm Ekrem Bardhen. Shih faqe 311-312!
Ekremi, të paktën duhej ta kishte shfletuar këtë libër e jo të akuzonte autorin pa qënë i sigurtë.
Në Revisten “ Kuvendi” , Gusht 2001, në faqen 20, Pjetër Ivezaj do të shprehej: ‘ Çeshtja Ivezaj” nuk mund t’i lihej një përsoni, siç thuhet në librin “ The Albanians-an Ethnik History from Prehistorik Times to the Present” të Edwin E Jacquies. Më vjen keq të detyrohem ta thëm, por për Ekrem Bardhën dhe çdo përson tjetër të vetmuar, unë do të isha kalbur në burg, ose do të kisha vdekur. Përmasat e kësaj çeshtje i kaluan caqet përsonale dhe askush nuk mund të bëntë më shumë, se sa u ba kolektivisht, falë fuqisë së Amerikës dhe impenjimit të përsonalitetve të saj. Mendimi i të punuarit vetëm, në Amerikë është i papranueshëm…”
Nuk mund të di se kush mund ta thotë më mirë se heroi i kësaj ngjarje, i cili ndoshta do të detyrohet t’i vëj vulën përfundimtare këtij diskutimi pa vlerë.
Të gjithë ata që kanë shkruar për Çeshtjen e Ivezaj e kanë përmendur Bardhën, për meritat e pamohushme që ka, jo vetëm në këtë çeshtje, por edhe në shumë veprimtari kombëtare. Pra, nuk kishte pse të zbrazte gjithë atë mllef në një takim përkujtimor, siç ishte rasti i 25 vjetorit të kësja ngjarje, perkujtuar me vend nga Shoqata Atdhetare “ Malësia e Madhe”, këtu në Michigan, e cila edhe nderoi Pjetrin me një mirënjohje të veçantë.

Në mosthënien e së vërtetës vdes gazetaria

Në kroniken hije, as reportazh as informacion, “ Pjetër Ivezaj- barometri i kohës së lirisë” të Përgegës, publikuar në faqen elektronike www.malësia.org , me qëllim lihen pa u përmendur Revista “Kuvendi” dhe 95 faqet e saj kushtuar “Çeshtjes Ivezaj” dhe, çka është më e rëndësishmja, libri i Dr. Fran Ivezajt “ Klithma e një shqiponje”, ku jepen me detaje, ditë pas dite dhe javë pas jave, hapat e ndërmarra me nje korrektësi matematikore, për lirimin e Pjetër Ivezajt nga vargonjët dhe torturat malazeze në burgun e Spuzes.
Jo vetëm kaq, por edhe pasaktësitë kronologjike të aktivitetit, të cilin mundohet ta përshkruaj “metaforikisht” janë të pafalshme në gazetari, aq më keq kur ato bëhën qellimshëm. Dhe, ne kërkojmë histori të saktë!!! “Çeshtja Ivezaj” është histori, sepse ishtë një levizje që nuk mund ta bëntë asnjë forcë politike, nuk mund ta bënte asnjë shtet tjetër veç Amerikës, të futesh pasaktësi dhe të menjanosh qëllimshëm faktorë të cilët autori i shkrimit i kishte njohur vite më parë dhe vazhdonte t’i njihte, me mendimin e injorimit, nuk janë asgjë më tepër se vetëinjorim. Në fakt të të mos përmendesh në një shkrim si ai, është shumë më me vlerë sesa të përmendesh, por për hir të së vërtetës publicistika dhe historia i rrëfehen njëra tjetërs, deri në saktësinë e përshkrimit të një aktiviteti, që më vonë mund të jetë datë ose ngjarje historike.
Po qëllimshën nuk thuhet se skenari i dokumentarit ishte bërë duke u mbështetur në librin e Dr. Fran Ivezajt “ Klithma e një shqiponje”, si dhe një material të bollshëm, paraqitur nga arkiva familjare.
Duke parë këtë qendrim na lind e drejta të citojmë thënien e Lord Ekton: “ E vërteta është e vetmja meritë që i jep dinjitet dhe vlerë historisë.”

Michigan, Dhjetor 2011

KOMENTOJE