Tuz – Malësi (12 Shkurt 2012) – Reshjet e borës të 10 dhe 11 Shkurtit, mbas borës së javës së kaluar përsëri krejtësisht bllokuan Malësinë. Rrugët ose janë krejtësisht të bllokuara ose qarkullimi është shumë i vështirësuar. Sot rreth orës 8 të mëngjesit ndali edhe rryma elektrike e cila erdhi vetëm mbas më shumë se 12 orëve.
Disa fshatra në Malësi ende janë pa rryme elektrike: Dinosha, Omerbozhaj, Mali i Kakarriqit, Stanaj, Haxhaj, Pikalë, Priftën, Selishtë dhe Dubravë.
Bora ka shkaktuar dëme të mëdha siç janë shembja e mbulojave-çative të objekteve ndihmëse, stalla, si dhe dëme të mëdha në serat e bujqve në të cilat kultivojnë produktet e tyre. /Malesia.Org/
Foto: Alen B.
Dushiq i Eperm, Malësi (Makina të bllokuara)
Foto: Samir B.
Dinoshë, Malësi
Foto: Samir B.
Dinoshë, Malësi (stuhia e erës – java e kaluar)
Vrane, Malësi