Nikollë Gegaj kërkon heqjen e kishës në Rumi

Nikollë Gegaj deputet i partisë në pushtet (DPS) dhe ish Kryetari i KU Tuz përkrahi kërkesën e deputetëve shqiptarë për largimin e kishës ortodokse serbe nga maja e Rumisë.

Gegaj kishte theksuar se ky ishte vendi ku me shekuj janë bashkuar të gjitha fetë dhe popujt, dhe nuk ka pasur ndarje. Ai më tej theksoi se Mali i Zi është shembull i Evropës Juglindore ku me shekuj jetojnë në harmoni popuj dhe fe të ndryshme.

Me këtë, Gegaj përkrahë kërkesën e deputetit të LDnëMZ Mehmet Bardhi i cili para disa ditëve në një seancë parlamentare kërkoj largimin e kësaj kishe metali, e cila u vendos ilegalisht nga Kisha Ortodokse Serbe me ndihmën e ushtrisë serbo-malazeze, dhe ka qellim provokimit.
Kjo kërkesë e Bardhit hasi në reagime të ashpra nga ana e deputetëve opozitarë.
Bardhi u përgjigj “keni mjaft male tuaja për të okupuar” dhe përsëriti se Rumia iu përket shqiptarëve. /Malesia.Org/