Fillon njehsimi veror i kohës

Sonte pas mesnatës, më saktësisht në orën 2:00 pas mesnatës fillon llogaritja verore e kohës. Akrepat duhet të lëvizen një orë përpara kështu që dita e diel në fakt do të ketë 23 orë dhe do të na duhet të sakrifikojmë një orë gjumi.

Periudha e njehsimit veror të kohës do të zgjasë deri më 28 tetor, kur akrepat kthehen një orë prapa dhe kur do të kemi në dispozicion një orë gjumi më shumë.

Furra Tahiri