Çmime rekord të derivateve

Çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi, nga dita e hënë janë më të mëdha, ashtu që, një litër e benzinës super ka arritur çmimin rekord prej 1.52 euro, kurse benzinës pa plumb 1.49 euro.
Ndërkaq, një litër e naftës eurodizel, kushton 1.36 euro.

Sipas të dhënave zyrtare të auto motos nga Sllovenia, karburantet në Mal të Zi, kanë çmimin më të lartë në rajon, duke theksuar se kjo është pasojë e akcizave të larta shtetërore, të cilat sjellën prej 55.5 deri në 66.6 centë për një litër, që është për 10% më shumë se në vendet tjera të rajonit, me përjashtim të Serbisë. /Malesia.Org/