Suksese të klubit të Taekwondo-së “Besa” nga Tuzi në “Trofeun e Beogradit”

Gjatë vikendit te kaluar në Beograd u mbajt Turnamenti ndërkombëtarë në Taekwondo, “Trofeu i Beogradit” i organizuar nga ana e federatës së Taekwondo-së së Beogradit.

Në këto gara prestigjioze morën pjesë klube nga 14 shtete, Turqia, Italia, Franca, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Zvicra, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, FYROM (Maqedonia) Greqia, Iraku.

Në mesin e tyre morën pjesë edhe sportistët e klubit Taekwondo “BESA” nga Tuzi-Malësia e Madhe.

Në ketë turnament në mesin e 562 garuesve u dalluan dhe shkëlqyen sportistet e klubit “BESA”, David Arapaj në kategorinë -45kg (klasa A) – kadet i cili zuri vendin e dytë (fitoi dy lufta dhe u dekorua me medalje te argjend). Gjithashtu Vilson Lajçaj garoi në kategorinë -74kg senior dhe fitoj katër lufta. Në luftën e parë u ndesh me garuesin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe e mundi me 26-3. Luftën e dytë u ndesh me garuesin nga Belgjika dhe e mundi me rezultat 22-4 . Luftën e tretë u ndesh me garuesin nga Serbia dhe e mundi me rezultatin 14-2, kurse në luftën finale lufta u ndërpre në raundin e parë duke u shpallur si fitues para kohe ashtu siç edhe ka ndodhur në te gjitha luftërat e Lajçaj.

Vilson Lajçaj pas një pauze dhe lëndime që e përcillen afro një viti u kthye në gara dhe tregoj superioritetin e vet ku dhe shpallet si seniori me i mirë në ketë turnament, i cili vlerësohet si turnamenti me i fort në regjion.

Gjithashtu vlen të cekim për hir të 10 vjetorit të këtij turnamenti trajneri i klubit të Taekwondo-së BESA, Nikollë Gegaj u dekorua nga sekretari i federatës së Beogradit Lubisa Rakic dhe u falënderua nga ana e tyre për bashkëpunim të mirëfillte në interes të zhvillimit të Taekwondo-së në regjion. /Malesia.Org/

Taekwondo Besa Tuz

Taekwondo Besa Tuz
Taekwondo Besa Tuz
Taekwondo Besa Tuz