Podgoricë, 7 qershor – Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanovic ka përsëritur sot se nuk do të nënshkruajë dekretin për këmbim ambasadorësh me Kosovën përderisa autoritet e saj nuk njohin statusin minoritetit të komuniteti nacional për malazezët.
Qeveria e Malit të Zi të enjten e shkuar ka marrë vendimin për hapjen e Ambasadës në Kosovë duke vlerësuar se kështu krijohen kushte për përparim të mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Vujanovic, siç njofton Tanjug, ka thënë se vendimi i Qeverisë malazeze për hapjen e ambasadës është i mirë dhe me vend, porse ai do të mbrojë qëndrimin se deri sa të mos zgjidhet çështja e statusit të malazezve në Kosovë nuk do të ketë këmbim ambasadorësh.
“Nuk do të nënshkruaj dekretin për emërimin ambasadorit malazez dhe nuk do pranoj letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës përderisa malazeze vë Kosovë statusi i minoritet të bashkësisë nacionale dhe përderisa nuk mundësohet përfaqësimi autentik i tyre në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë ai.
Vujanovic ka shtuar se ka marrë premtime të fuqishme nga kryetarja e Kosovës Atifete Jahjage se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt.
Në Kosovë, vitet e fundit, jo zyrtarisht rreth 200-300 veta të cilët historikisht u deklaronin si serb tashti deklarohen si malazez. Mediet shqiptare në Kosovë shpesh kritikuan zyrtarët e Kosovës të cilët po kushtëzohen nga Mali i Zi për një grupacion kaq të vogël. Këto kërkesa të Malit të Zi, Kosova i ka marrë në konsiderim, por në të njëjtën kohë nuk bën asgjë për shqiptarët autokton në Mal të Zi. /Koha Ditore/ – /Malesia.Org/