17 vjet nga masakra e Srebrenicës

Më 11 korrik të vitit 1995, nis masakra më e madhe në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore, Masakra e Srebrenicës, ku forcat serbe ekzekutuan 8 mijë meshkuj vetëm e vetëm se i përkisnin një tjetër grupi etnik dhe fetar.

Në vitin 1992 Serbia nisi luftën e Bosnjes. Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjes si “zonë të sigurtë”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.

Përgjegjësia e sigurisë iu caktua një kontigjenti trupash elitë holandeze të përbërë nga 400 ushtarë. Në 11 korrik po të 1995, forcat e ushtrisë së serbëve të Bosnjes të njohura si VRS morën qytetin e Srebrenicës dhe zonat përreth, pavarësisht vendimit të OKB-së trupat holandeze të të cilës nuk bënë kurrfarë rezitence duke i hapur dritën jeshile asaj që njihet sot si “masakra e Srebrenicës”.

Nga 11 korriku deri më 22 korrik forcat ushtarake të serbëve të Bosnjes të udhëhequra nga Ratko Mlladiç vranë e masakruan mbi 8 mijë vetë, kryesisht meshkuj mbi 14 vjeç.

Sot 17 vite më vonë, Bosnja përkujton masakrën më të madhe në historinë moderne të Europës. Për këtë ngjarje, përgjegjësit kryesorë, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç po përballen me drejtësinë në Hagë. /top-channel/