DPS dhe SDP nuk do të përfshijnë UDSH-në në koalicion parazgjedhor

Partia Demokratike e Socialisteve (DPS) dhe Partia Social-Demokrate (SDP) sipas të gjitha gjasash në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të formojnë koalicion parazgjedhor.

Sipas burimeve të përditshmes Vijesti koalicioni DPS-SDP nuk do të përfshijë në koalicion parazgjedhor partitë e pakicave e ndër to as partnerin qeveritarë Unionin Demokratik të Shqiptareve. Sipas të njëjtit burim, është e sigurt se UDSH do të jetë pjesë e koalicionit, por pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të parapara kah fundi i këtij viti. /Malesia.Org/