Kryetari dhe Deputeti i UDSH-së Mehmet Zenka deklaroi se shqiptarët presin një listë të përbashkët
Shqiptarët në Mal të Zi presin që të gjitha partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të ndodhën në një koalicion të përbashkët, deklaroi Mehmet Zenka Deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi. Ai shtoi se UDSH është e gatshme për të bërë një listë të vetme të të gjitha partive shqiptare.
“Ne do të punojmë në këto ditë në këtë drejtim , edhe pse unë nuk e di se sa do të arrijmë për të kapërcyer mosmarrëveshjet ndër-partiake dhe për të rënë dakord. Trupi Shqiptar këtë e kërkon nga të gjitha subjektet shqiptare, kështu që unë besoj se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, “deklaroi për agjencinë ‘’MINA’’ Mehmet Zenka.
Sipas tij, UDSH është e gatshme për koalicion para-zgjedhor, por vetëm me partitë shqiptare.
” Në koalicion para-zgjedhor, vjen në diskutim koalicioni vetëm me ndonjë parti shqiptare. Mbas zgjedhjet jemi të hapura për pjesëmarrje me partnerët aktualë, nëse përsëri do kemi një gjuhë të përbashkët “.
Ai poashtu theksoi se UDSH është e gatshme për zgjedhjet parlamentare.
Sipas tij “UDSH është duke u përgatite për zgjedhje. Mendoj se jemi duke i pritur me gatishmëri zgjedhjet , dhe poashtu anketat tregojnë se trupi shqiptar janë përsëri edhe më të gatshëm të votojnë për ne”.
Në rast se dalin individualisht, sipas tij, pret se do të fitojnë mas paktit një mandat.
Zenka, poashtu ka përjashtuar mundësinë që UDSH ti bashkëngjitet Frontit Demokratik.
“Programet politike i kemi shumë të largëta. Gjer sa të vijnë kohë më të mira dhe deri sa ne të gjejmë disa pika programore të ngjashme, nuk vjen në konsiderim bashkimi i UDSH-së, me frontin e opozitës, ” deklaroi Zenka.
Në Deklaratën se Fronti Demokratik nuk është dakorduar ende dhe nuk e ka prezantuar programin, Zenka deklaroi se prapë aji nuk sheh aty asnjë mundësi të bashkëpunimit.
Zenka, tha se deri me tani nuk ka pasur iniciativa zyrtare të koalicionit qeverisës për pjesëmarrje të përbashkët në koalicion parazgjedhor .Por në kontaktet e tyre të përbashkëta, nuk kanë parë asnjë arsye që në koalicion pas zgjedhor të mos jenë së bashku.
Albert Camaj